LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga momenti i shpërthimit në Ferizaj

Pamje nga momenti i shpërthimit në Ferizaj

Është publikuar video ku shihen pamjet nga momenti i frikshëm i shpërthimit në Ferizaj, ku u lënduan 42 persona.

Nga shpërthimi i një bombole gazi, në një qendër tregtare në Ferizaj, 42  persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.

Kamera e sigurisë në një objekt, ka regjistruar pamjet e momentit të shpërthimit të fuqishëm.


Krahas 42 personave të lënduar, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa vetura që ishin të vendosura para qendrës tregtare. /Telegrafi/