LAJMI I FUNDIT:

MPB do ta sqaron rastin me funksionarët e BDI-së të cilët ishin pa maska

MPB do ta sqaron rastin me funksionarët e BDI-së të cilët ishin pa maska

Ministria e Brendshme sot pranoi një raport për rastin me festimin e ditëlindjes së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dje në ambientet e reja të Ministrisë së Sistemit Politik, ku anëtarët e partisë nuk kishin maska ​​mbrojtëse, për të cilë tashmë po procedohet dhe për të cilën është njoftuar prokurori publik. Duke ndjekur udhëzimet e marra, Ministria e Brendshme po merr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Sipas kompetencave të tyre, thonë nga Ministria e Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Punës tashmë ka njoftuar inspektim të jashtëzakonshëm në lidhje me respektimin e masave, rekomandimeve dhe vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mbrojtur nga përhapja e infeksionit të coronavirusit tek punonjësit e këtij institucioni.


“Ministria e Brendshme, në përputhje me kompetencat e saj, vepron sipas një raporti të marrë sot, në lidhje me të cilin është njoftuar Prokurori Publik dhe duke ndjekur udhëzimet e marra prej tij, në përputhje me Vendimin për ndryshimin e Vendimit për rekomandimet parandaluese, masa të përkohshme, masa të porositura, protokolle të synuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të banorëve nga sëmundja infektive COVID-19 shkaktuar nga virusi SARS COV 2, rastet dhe periudha e zbatimit të tyre (“Gazeta Zyrtare e RMV”, nr. 298, datë 16.12.2020), ndërmerr masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit, të cilat do të pasohen nga parashtresat përkatëse”, tha për AIM shefja e Departamentit për informim publik në Ministrinë e Brendshme Suzana Pranjic Talevska./Telegrafi/

Grashoska: Do të inspektohet nëse funksionarët e BDI-së kanë thyer protokollet
Lexo po ashtu Grashoska: Do të inspektohet nëse funksionarët e BDI-së kanë thyer protokollet

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori