LAJMI I FUNDIT:

Italianët thonë se vaksina për COVID-19 e ReiThera është e sigurt – madje dha rezultate më të mira se ajo e Pfizer dhe Moderna

Italianët thonë se vaksina për COVID-19 e ReiThera është e sigurt – madje dha rezultate më të mira se ajo e Pfizer dhe Moderna

Vaksina e re ndaj COVID-19 që po zhvillohet nga kompania bioteknike e Romës “ReiThera” është e sigurt, tha të martën një zyrtar i spitalit të sëmundjeve infektive Spallanzani.

Sipas ANSA, përcjell Telegrafi, Giuseppe Ippolito, drejtori shkencor në spitalin kryesor të sëmundjeve infektive në Itali, po fliste në prezantimin e rezultateve të “Fazës Një” të testimit të vaksinës GRAd-CoV2 të bërë nga ReiThera, e cila është e vendosur në Castel Romano në periferi të kryeqytetit Italian.

Ippolito tha se “ne regjistruam 100 persona dhe 45 u vaksinuan me doza të ndryshme dhe të gjithë arritën në fund për vlerësimin e sigurisë: vaksina nuk kishte ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para nga vaksinimi, një rezultat më i mirë krahasuar me Moderna dhe Pfizer i cili kishte efekte të padëshiruara”.


Sipas tij, “kulmi i prodhimit të antitrupave mbetet konstant në katër javë dhe vaksina është në një dozë të vetme”.

“Vaksina e re zhvilloi anti-trupa te 92.5% prej të testuarve”, shtoi Ippolito.

Në këtë drejtim, presidenti i “ReiThera”, Antonella Folgore tha se kompania po synonte të prodhonte 100 milionë doza vaksinash në vit.

Ai tha se vaksina ishte e qëndrueshme në një temperaturë prej dy deri në tetë gradë Celsius.

Ndërsa komisioneri italian për çështjet rreth COVID-19, Domenico Arcuri, tha se “me ReiThera Italia po synon pavarësinë e vaksinës”. /Telegrafi/