LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë mbledhjen e 37-të

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë mbledhjen e 37-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 37-të.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria mes tjerash do të shqyrtojë Propozim-vendimin për buxhete, si dhe Informatën për avancimin në zbatimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, përfshirë muajin shtator të vitit 2020.

Mbledhje e Qeverisë do të mbahet përmes video-konferencës për shkak të pandemisë së COVID-19./Telegrafi/