LAJMI I FUNDIT:

Rangimi i ri i komunave lidhur me COVID-19: Peja, Gjakova e Ferizaji kalojnë në zonën e gjelbër

Rangimi i ri i komunave lidhur me COVID-19: Peja, Gjakova e Ferizaji kalojnë në zonën e gjelbër
Foto: Ilustrim

Javët e fundit është vërejtur një rënie e konsiderueshme  e numrit të infektimeve të reja me coronavirus në Kosovë.

Ky trend i rënies ka ndikuar edhe te rangimi i komunave sipas zonave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për dallim nga java e kaluar, në zonën e kuqe kanë mbetur vetëm gjashtë komuna, ndërsa nga kjo zonë janë larguar Mitrovica, Podujeva dhe Obiliqi.


Këto komuna për një javë do të jenë në zonën e verdhë, dhe varësisht nga ecuria e infektimeve do të rangohen javën tjetër.

Për shkak të infektimeve më të pakta, nga zona e verdhë këtë javë janë larguar Peja, Gjakova, Vushtrria, Ferizaji, Lipjani, Kamenica, Novobërda, që për shtatë ditë do të jenë në zonën e gjelbër.

Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 6 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica,  Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna: Kllokoti, Lipjani, Gjakova, Kamenica, Ferizaji, Vushtrria, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.

Në zonën e kuqe janë komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë. Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 20:00. Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë. Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë.

Për dallim nga dy zonat tjera, atyre qyteteve që janë në zonë të kuqe qytetarëve u ndalohet qarkullimi prej orës 20:00 deri në orën 05:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori