LAJMI I FUNDIT:

Ndjekje mes policisë amerikane dhe të dyshuarit si në videolojën “Grand Theft Auto”, për dy ditë iu iku – në fund përfundoi në pranga

Ndjekje mes policisë amerikane dhe të dyshuarit si në videolojën “Grand Theft Auto”, për dy ditë iu iku – në fund përfundoi në pranga

Një burrë nga Kalifornia për dy ditë më radhë ka detyruar policinë amerikane ta ndjekin nëpër qytete të ndryshme, ku derisa arratisej prej tyre rrëmbente vetura me pronarë brenda dhe kidnaponte njerëz që t’i shërbenin si “mburojë”.

Victor Topete nga Pittsburgu i Kalifornisë, akuzohet për 15 pika të ndryshme, lidhur me ndjekjen dyditore që ngjante shumë me skenat e video-lojës “Grand Theft Auto”, transmeton Telegrafi.


Pamjet e filmuara nga helikopteri i policisë, shfaqin momente kur personi i dyshuar ndiqet nga forca të shumta të policisë nëpër autostradë.

E nga dëshira e madhe për t’u arratisur ai ka shkaktuar një sërë lëndimesh tek pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, duke ua përplasur veturat dhe bllokuar rrugët për ta ndjekur policia.

Madje në një moment i del përpara një veturë të cilës i kapet dhunshëm dhe qëndron i varur në derë, derisa mjeti lëvizte me shpejtësi.

E duke parë se nuk hiqte dorë, pronarja ndalet dhe dorëzohet duke e lejuar që t’ia vjedh veturën. Megjithatë këmbëngulja e policisë ka bërë që pas ndjekjes dyditëshe ai ka përfunduar në pranga. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori