Autoritetet në Maqedoni: Të festohet me përgjegjësi që të mbrohemi nga COVID-19
Festat e Vitit të Ri qytetarët t’i festojnë me përgjegjësi dhe në rrethin e familjes, që ta mbrojnë shëndetin dhe ta parandalojnë përhapjen e virusit korona, bëjnë thirrje kompetentët. Ata paralajmërojnë se të gjithë ata të cilët gjatë Vitit të Ri do të organizojnë ahengje grupore në banesa ose shtëpiza, menjëherë të përballen me përgjegjësi.
Gjithashtu, si edhe një masë për mbrojtje nga Kovid-19, është edhe numri falas i telefonit i publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në atë numër qytetarët mund të lajmërohen dhe të denoncojnë fqinjët nëse grupohen.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bën thirrje që qytetarët të festojnë me përgjegjësi, në rrethin e familjes dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë bashkërisht drejtë përballjes me krizën Covid.
“Nëse gjatë natës së Vitit të Ri jepen shtëpiza ose banesa ku do të ketë 15, 20 ose 30 persona si grup, atëherë pronari i atij objekti i cili e ka dhënë dhe ata të cilët janë të pranishëm në aheng do të kenë përgjegjësi, gjegjësisht do të mbajnë përgjegjësi penale”, tha Spasovski.
Sqaroi se do të ketë kontrolle në mbarë territorin e shtetit në të gjitha qytetet dhe në të gjitha qendrat turistike.
Spasovski paralajmëroi se me përkushtim dhe maksimalisht do të punojnë dhe do të kontrollojnë gjithkund ku ka nevojë, që t’i ndihmohet shoqërisë dhe të parandalohet përhapja e virusit korona.
“Në përgjithësi, normalisht duhet të kalojë nata e Vitit të Ri, të festojmë të gjithë me përgjegjësi sepse ajo që absolutisht mendoj se do të jetë e gabuar dhe askush prej nesh nuk do të jetë i qetë nëse në natën e Vitit të Ri organizojmë çfarëdo lloj argëtimi apo festimi apo pritje të Vitit të Ri në ndonjë rreth të madh të miqve, të bashkëpunëtorëve etj.”, shtoi ministri.
Përndryshe, edhe krahas uljes së lehtë të numrit të të infektuarve të rinj nga Covid-19 gjatë ditëve paraprake, dje ishin regjistruar madje 498 raste të reja. Nga Ministria e Shëndetësisë sigurojnë se në spitalet përgjatë shtetit ka ende shtretër të lirë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Daut Haradinaj: Degradimi i Pejës do të marrë fund me 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet