LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë pritet të bëhet në prill, opozita në Maqedoni kërkon shtyrje

Regjistrimi i popullsisë pritet të bëhet në prill, opozita në Maqedoni kërkon shtyrje

Regjistrim do të ketë në prill të vitit të ardhshëm sepse është i nevojshëm për zhvillimin e shtetit, thonë nga shumica në pushtet dhe porosisin se ky është operacion statistikor i cili nuk duhet të politizohet dhe të varet nga vullneti i partive politike dhe liderëve. Opozita, nga ana tjetër, shpreh dyshime për ligjin e propozuar për regjistrim, intervenon me amendamente dhe konsideron se është më mirë që të prolongohet për një muaj që ai të jetë i besueshëm.

OBRM-PDUKM insiston për lexues të gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon prolongim dhe formim të trupit të posaçëm i cili do ta zbatonte regjistrimin. Dy partitë parashtruan dyzet amendamente për ligjin, që ishin shqyrtuar në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Çështje Evropiane.

Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi deklaroi se ata do ta mbështesin ligjin por vlerësojnë se duhet të prolongohet afati për përfundimin e regjistrimit dhe ai të jetë më 30 prill, për çka kanë parashtruar amendament. Ata gjithashtu kërkojnë që Enti Shtetëror i Statistikës të mos e udhëheq këtë operacion por nga ana e Qeverisë të formohet komisioni shtetëror zyrtar për regjistrim, i cili do ta vëzhgojë regjistrimin, sepse, siç tha nuk kanë besim në institucionin i cili prej nëntë vendeve udhëheqëse, nuk ka asnjë shqiptar. Sipas Rexhepit, ky ligj nuk duhet të politizohet.


OBRM-PDUKM parashtroi 26 amendamente në Ligjin për regjistrim. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VOBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, bëhet fjalë për amendamente thelbësore të cilat do t’i argumentojnë. Këto amendamente nënkuptojnë përmirësim të tekstit ligjor dhe mbjelljen e besimit në gjithë këtë operacion.

“Shmangja e sigurimit të gjurmëve të gishtërinjve nuk jep siguri në gjithë procedurën. Arsyetimi se ky është operacion i shtrenjtë dhe do të duhet kohë për furnizim nuk qëndron sepse në KSHZ ka aparaturë të tillë, por nuk janë transferuar para nga KSHZ-ja për këtë”, deklaroi Micevski.

Me këto aparate për gjurmë të gishtërinjve, konsideron ai, në mënyrë shumë të lehtë do të arrijmë që popullatën rezidente ta ndajmë nga shtetasit në Republikën e Maqedonisë.

“Në mënyrë shtesë nëse me të vërtetë dëshirojnë të jetë operacion statistikor do të duhej metodologjia të jetë pjesë përbërëse e ligjit se si do të mundeshim ne të cilët e miratojmë ligjin të diskutojmë edhe për të, e jo ai të miratohet me akte nënligjore në të cilat Kuvendi do të marrë pjesë. Gjithashtu është shumë simptomatike kërkesa për nënshkrim të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit sepse megjithatë ato janë figura politike. Njëri është vendosur nga LSDM-ja tjetri nga BDI-ja dhe nuk e shoh nevojën për lidhje të nënshkrimit”, deklaroi Micevski.

Për LSDM-në propozimet e këtilla kanë për qëllim zvarritje të regjistrimit. Theksojnë se regjistrim të popullsisë do të ketë vitin e ardhshëm në prill, dhe se do të jetë operacion i suksesshëm statistikor të cilin do ta organizojë dhe zbatojë Enti Shtetëror i Statistikës sipas standardeve më të mira të BE-së.

Qëllimi i Ligjit për regjistrim, thonë nga partia në pushtet, është që ky operacion statistikor, tani dhe në të ardhmen të mos trajtohet tashmë si çështje politike.

“Ai koncept i gabuar i OBRM-PDUKM-së, regjistrimi të jetë operacion politik u përcaktua si i gabuar në vitin 2011 dhe për këtë regjistrimi dështoi dhe kot u shpenzuan para të popullit. Opozitë jokonstruktive pa kompas, tani e kundërshtojnë regjistrimin. E kundërshtojnë punën onllajn të Kuvendit, bllokojnë punën e shtëpisë ligjvënëse kur qytetarëve iu nevojiten institucione për luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Nuk kanë asnjë ide për ndihmë, vetëm bllokada, bllokada, bllokada”, deklaroi deputetja Snezhana Kaleska-Vançeva.

Regjistrimi, theksojnë nga LSDM, është i nevojshëm për zhvillim të shtetit, i cili i vetmi në rajon nuk ka organizuar regjistrim 18 vite. U bëjnë thirrje deputetëve që të nisen nga përgjegjësia para qytetarëve dhe shtetit dhe të miratohet Ligji për regjistrim.

Sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Ligji për regjistrim, pritet të gjendet para deputetëve në seancë plenare pas 18 janarit.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të mbahet në periudhën prej 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në vend është bërë në vitin 2002. Regjistrimi në vitin 2011 nuk u realizua, pasi 10 ditë pasi filloi ishte ndërprerë pas dorëheqjes kolektive të anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit. Për regjistrimin e dështuar hetim hapi ish PSP-ja, të cilin pastaj e ndërmori PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Sipas hetimit, me vendimin për ndërprerjen e regjistrimit, partnerët e atëhershëm qeveritarë OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja i kanë shkaktuar dëm Buxhetit në vlerë prej 2,8 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori