LAJMI I FUNDIT:

Selimi paraqet raportin e punës së MD-së: Është shënuar progres në fushën e drejtësisë

Selimi paraqet raportin e punës së MD-së: Është shënuar progres në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur konferencën vjetore për media, ku ka paraqitur Raportin e Punës për periudhën qershor- dhjetor 2020, me ç ‘rast u vlerësua se pavarësisht rrethanave të vështira të krijuara si pasojë e pandemisë, Ministria e Drejtësisë gjatë kësaj periudhës ka realizuar progres të dukshëm në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj.

Në shpalosjen e Raportit të Punës, Selimi tha se Ministra e Drejtësisë është angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Kosovës për fushën e drejtësisë dhe në realizmin e objektivave, programeve dhe projekteve sektoriale si pjesë e dokumenteve strategjike të saj.

“Duke qenë njëri nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, adresimi i llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, është dërguar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, propozim/vendimi për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e Drejtësisë, me qëllim të adresimit të Llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun, i cili është aprovuar nga Qeveria me datë 15.07.2020. Po ashtu gjatë kësaj periudhe është shënuar nisja e fazës së tretë të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, gjegjësisht fazës së hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit. Tanimë e kemi draftin e Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit, ky draft pritet të vihet në konsultime publike”, tha Selimi.


Ministri theksoi se Ministria e Drejtësisë ka filluar punën për ri-themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ndërsa një vëmendje të veçantë i është kushtuar kompensimit të viktimave të krimit.

“Janë shqyrtuar gjithsej 55 raste të paraqitura, nga të cilat 22 janë aprovuar, dhe shuma e kompensuar është mbi 91 mijë euro”, u shpreh Selimi.

Në gjashtë mujorin e punës, ministri Selimi tha se është punuar në ndryshime substanciale të legjislacionit në sektorin e drejtësisë, duke rishikuar dhe hartuar Projekt-Kode, Projektligje, Koncept-Dokumente dhe akte tjera nënligjore si dhe angazhimi në përmbushjen e kërkesave që dalin nga Agjenda Evropiane.

Ministria e Drejtësisë sipas ministrit Selimi ka punuar edhe në hartimin e disa koncept dokumenteve, si: Koncept Dokumentin për Sanksionet e Shёnjestruara për Shkelësit e te Drejtave tё Njeriut; Koncept Dokumentin për Fondin e Konfiskimit; Koncept Dokumentin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe Koncept Dokumentin për Ekspertizat Gjyqësore si dhe ka finalizuar 10 akte nënligjore.

Gjatë konferencës, Selimi ka përmendur edhe të arriturat e Agjencive të Pavarura në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Avokatura Shtetërore, ka përfaqësuar institucionet shtetërore në procedura gjyqësore në rreth 950 raste, ndërsa Shërbimi Korrektues ka dalë të jetë njëri nga institucionet me të besueshëm në nivel vendi, e ranguar si e dyta, pas FSK-së. Shërbimi Sprovues ka kryer detyrat në drejtim të mbikëqyrja e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative, mbikëqyrja e të liruarve me kusht nga burgu; Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar”, tha ministri Selimi.

Sipas tij, gjatë këtij viti Instituti i Mjekësisë Ligjore ka zbatuar urdhëresat për zhvarrime, duke marrë pjesë në 15 lokacione në Kosovë dhe Serbi, ku si rezultat i këtyre zhvarrimeve janë gjetur gjithsej 11 trupa- mbetje mortore.

Ndër tjerash, ministri foli edhe për fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ku theksoi se tanimë janë proceduar 2254 kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike ndërsa janë realizuar gjithsej 28 ekstradime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori