LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët do të jenë të mbrojtur nga avionët luftarakë, tanimë për 24 orë në ditë

Zviceranët do të jenë të mbrojtur nga avionët luftarakë, tanimë për 24 orë në ditë

Zvicra do të ketë mbrojtje të hapësirës ajrore gjatë gjithë 24 orëve duke filluar këtë javë, tha ushtria të martën, gati shtatë vjet pasi vendi nuk ishte në gjendje të angazhonte avionët luftarakë për t’iu përgjigjur një rrëmbimi të mundshëm, jashtë orarit të punës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke filluar nga 31 dhjetori, dy aeroplanë luftarakë F-18 do të jenë operativë 24/7 për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi vendin e vogël, pa dalje në det, thanë forcat e armatosura në një deklaratë.

“Tani e tutje, shërbimi i policisë ajrore do të jetë i gatshëm 24 orë në ditë për të garantuar sigurinë dhe sovranitetin mbi hapësirën ajrore të Zvicrës”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.


Plani për të rritur mbikëqyrjen e hapësirës ajrore zvicerane u propozua në parlament në vitin 2009, por ai u shty edhe më shumë pas një incidenti pesë vjet më vonë që vendosi në qendër të vëmendjes mungesën e mbrojtjes gjatë tërë ditës.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në shkurt të vitit 2014, kur një bashkë-pilot i Etiopian Airlines, Hailemedehin Abera Tagegn, rrëmbeu aeroplanin e tij, duke transportuar 202 pasagjerë dhe ekuipazh nga Adis Ababa në Romë, dhe e detyroi atë të ulej në Gjenevë.

Kur Tagegn u mbyll në kabinën e pilotit ndërsa piloti shkonte në banjë, avionët luftarakë italianë dhe francezë u përpoqën të shoqëronin aeroplanin përmes hapësirave të tyre përkatëse.

Por megjithëse bashkëpiloti, i kthyer në rrëmbyes, shpejt njoftoi se dëshironte të ulte aeroplanin në Zvicër, ku më vonë tha se synonte të kërkonte azil, flota e Zvicrës me F-18 dhe F-5 Tigrat mbeti në tokë.

Forcat ajrore zvicerane shpjeguan në atë kohë se kjo ishte për shkak se avionët e saj ishin në dispozicion vetëm gjatë orarit të punës.

Pas “incidentit të turpshëm”, parlamenti zviceran vendosi një plan në lëvizje për të rritur gradualisht mbrojtjen e hapësirës ajrore, me qëllim që të sigurojë që përfundimisht dy avionë luftarakë të jenë të gatshëm dhe të aftë të ngrihen me një njoftim prej 15 minutash.

Për të përfunduar projektin, gati 100 vende pune shtesë janë krijuar në të gjithë forcat ajrore, logjistikën e ushtrisë dhe qendrat e komandës.

Sistemi i ri do të kushtojë edhe 30 milionë franga zvicerane shtesë (28 milionë euro) në vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori