LAJMI I FUNDIT:

“Bota nuk do të më harrojë kurrë”, i kishte thënë fqinjit të tij, burri që shkaktoi shpërthimin në Nashville të SHBA-së

“Bota nuk do të më harrojë kurrë”, i kishte thënë fqinjit të tij, burri që shkaktoi shpërthimin në Nashville të SHBA-së

Personi që shkaktoi ‘sulmin vetvrasës’ në Nashville të SHBA-së, i kishte thënë fqinjit të tij para se të vdiste që qyteti dhe pjesa tjetër e botës nuk do ta harronin kurrë atë.

Rick Laude i tha AP-s të hënën se mbeti pa fjalë kur mësoi se autoritetet identifikuan fqinjin e tij 63-vjeçar, Anthony Quinn Warner, si njeriun e dyshuar për shpërthimin e një bome që vrau vetën, plagosi tre persona të tjerë, dhe dëmtoi disa ndërtesa.

Laude tha se ai e pa Warner duke qëndruar tek kutia e tij postare më pak se një javë para Krishtlindjes.


Edhe zyrtarisht, policia amerikane: Burri 63-vjeçari shkaktoi shpërthimin në Nashville
Lexo po ashtu Edhe zyrtarisht, policia amerikane: Burri 63-vjeçari shkaktoi shpërthimin në Nashville

Pasi e pyeti se si e kishte nënën e moshuar, Laude tha se e pyeti gjithashtu se “a do t’i sjellë Babagjyshi ndonjë gjë të mirë për Krishtlindje”.

Warner i kishte buzëqeshur dhe i pati thënë: “Oh, po, Nashville dhe e gjithë bota nuk do të më harrojë kurrë”, tranmeton Telegrafi.

Laude deklaroi se ai nuk mendoi shumë për këtë vërejtje që ia kishte dhënë fqinji i tij 63-vjeçar, duke menduar se Warner donte të thoshte se “diçka e mirë”, do të ndodhte për të financiarisht.

“Ai ishte thjesht i qetë”, u shpreh Laude.

Policia identifikon personin që shkaktoi shpërthimin në Nashville
Lexo po ashtu Policia identifikon personin që shkaktoi shpërthimin në Nashville

Warner la pas të dhëna që sugjerojnë se ai planfikoi shpërthimin dhe se kishte për qëllim ta vriste veten, mirëpo një motiv i qartë mbetet ende i pakuptueshëm, raporton Politico.

“Shpresojmë të marrim një përgjigje. Ndonjëherë, thjesht nuk është e mundur”, tha të hënën David Rausch, drejtori i Byrosë së Hetimit në Tenesi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kalo në kategori