Investimet në aksione konsiderohen si një bast për të ardhmen. E ky bast, sipas mendimit të shumë investuesve, ka perspektivë – indeksi gjerman i aksioneve DAX arriti rekord të ri.
Indeksi DAX shënoi një rekord të ri duke arritur në deri në 13.818 pikë. Në muajin shkurt, pandemia COVID-19 krijoi panik në bursë, atëherë 13.795 pikët e arritura brenda pak javësh ranë me 40 për qind.
Vetëm ndërhyrjet masive me mbështetje financiare nga bankat e rezervave dhe qeveritë për ekonominë e prekur prej masave izoluese sollën kthesën. Me fundin e masave izoluese në shumë rajone ekonomia nisi të rimëkëmbet. Si lokomotivë konsiderohet në radhë të parë ripërtëritja në Kinë, vendi ku u shfaq për herë të parë virusi.
Analistët e Deutsche Bank shohin arsye për optimizëm. Lajmet për vaksinën javën e kaluar janë një fitore e pashembullt e shkencës. Kjo do të bëjë që të ketë një normalizim më të shpejtë të jetës së përditshme, ndryshe nga sa mendohej në fillim të pandemisë, deklaruan së fundi strategët e tregut të valutës Robin Winkler dhe George Saravelos.
Ata parashikojnë, që një pjesë veçanërisht e rrezikuar e popullsisë në vendet e industrializuara deri në pranverë dhe e gjithë popullsia deri në mes të vitit 2021 do të mund të jenë imunizuar. Deri në normalizimin e jetës së përditshme dhe të jetës ekonomike investitorët i kanë shpresat ende tek ndihmat e mëtejshme të politikës.
Fakti që edhe presidenti ende në post i SHBA-së, Donald Trump më në fund e nënshkroi paketën koniunkturore rreth 900 miliardë dollarë të miratuar me shumicë nga Kongresi, u dha hov në fillim të javës së fundit të këtij viti tregjeve financiare. E njëjta gjë vlen edhe për paketën tregtare të BREXIT-it që u vendos mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Por ka edhe zëra paralajmërues. As në javën e Krishtlindjeve situata e pandemisë në Gjermani nuk u qetësua, konstatojnë ekspertët e Commerzbank. Rënia e numrit të infeksioneve të reja ka të bëjë vetëm me pakësimin e testimeve. Numri i pacientëve nëpër spitalet gjermane, që po trajtohen me mjekësi intensive është rritur ndërkaq.
Po ashtu, ekspertët këshillojnë për maturi sa i përket rritjes së vlerës së DAX-it në rekord të ri. Sipas tregtarëve të bursës ky impuls tani mund të jetë i çastit dhe qëndrueshmëria e këtij zhvillimi mbetet të shihet përgjatë vitit të ardhshëm. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri