LAJMI I FUNDIT:

Shpallet konkursi, policia e Maqedonisë punëson 600 policë

Shpallet konkursi, policia e Maqedonisë punëson 600 policë

Ministria e Punëve të Brendshme sot shpalli konkurs publik ku do të punësohen 600 persona.

“Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me nevojat e saj organizative dhe në përputhje me rregullat nga Ligji për punë të brendshme dhe Ligji për polici si dhe aktet nënligjore, sot shpalli konkurs për punësimin e 600 policëve”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prej 600 policëve, është paraparë 100 të punësohen në SPB Shkup, 50 në SPB Strumicë, 50 në SPB Ohër, 50 në SPB Manastir, 30 në SPB Tetovë, 30 në SPB Veles, 30 në SPB Shtip dhe 50 në SPB Kumanovë.


Po ashtu janë paraparë edhe 50 punësime në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, 30 në jug dhe perëndim, 20 në lindje, 30 në Departamentin për mbrojtjen e personaliteteve të caktuara dhe objekteve, 30 në Njësinë për veprim të shpejtë dhe 20 në Njësinë për detyra të posaçme.

Sipas njoftimit, pas procedurës së përzgjedhjes, kandidatët e përzgjedhur do të kenë marrëveshje një vjeçare që do të zbatohet në Qendrën për trajnim në MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori