LAJMI I FUNDIT:

Zaev për shkarkimin e Shpat Kasapit: E patolerueshme është përdorimi i drogës

Zaev për shkarkimin e Shpat Kasapit: E patolerueshme është përdorimi i drogës

Kryeministri Zoran Zaev vërtetoi se këshilltari Shpat Kasapi nga kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi është shkarkuar për drogë.

Zaev vlerëson se nuk mund që një person në një nivel të tillë të lartë të ndërlidhet me aktiviteteve të paligshhme.

“Në mbledhje pune, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë më njoftoi në mënyrë të drejtpërdrejtë. E patolerueshme është përdorimi i drogës te një këshilltar në kabinet të nivelit më të lartë. Menjëherë u ndërmorrën masa dhe që sot u shkarkua”, tha Zaev.


Ai shtoi se ai është njoftuar në mbledhjen e rregullt rreth orës 10:00, ndërsa vet Artan Grubi ka thënë se ka kuptuar për rastin dje nga mediat.

Shpat Kasapi shkarkohet nga detyra e këshilltarit të Artan Grubit
Lexo po ashtu Shpat Kasapi shkarkohet nga detyra e këshilltarit të Artan Grubit

Ndryshe, Grubi më herët vërtetoi se sot ka shkarkuar Shpat Kasapin nga pozita e këshilltarit të tij për shkak se mediat akuzuan se ai para një muaji në Shkup është kapur me drogë./Telegrafi/