Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka kërkuar që të shfrytëzohet afati maksimal kushtetues për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare, në mënyrë që ato të organizohen në mënyrë sa të suksesshme, derisa organizimin e tyre e ka quajtur si shumë sfiduese.
Daka tha se institucionet që bëjnë shpalljen e zgjedhjeve duhet ta kenë parasysh se tashmë janë festat e fundvitit dhe të gjitha institucionet do ta kenë pushim.
“Pas situatës së krijuar pas aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, ne jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet janë të pashmangshme. Ne do të presim datën e shpalljes së zgjedhjeve, por kisha dashur t’u vihet parasysh institucioneve relevante që të shfrytëzohet afati maksimal i dhënë kushtetues për datën e shpalljes së zgjedhjeve, sepse kemi festat shtetërore para nesh. Ne ende nuk e kemi një buxhet të alokuar, as të aprovuar me sa e di unë, kështu që do të jetë goxha e sfidueshme gjithë kjo situatë, sidomos për faktin që jemi në prag të festave kur e dimë që asnjë institucion praktikisht nuk punon dhe ne do të mbetemi i vetmi institucion, i cili do të jetë në detyrë në ditët në vijim”, tha Daka.
Ajo tha se duhet të merren parsysh të gjitha faktet për të vendosur për datën e zgjedhjeve, duke theksuar se nuk do të dëshironte që të sfidohen nga afate shumë të shkurtra.
“Pra, unë kisha kërkuar nga institucionet relevante, në dorën e të cilëve është të vendoset, që të kenë parasysh këto fakte e sidomos faktin që KQZ është një institucion i pavarur i cili deri më tani ka organizuar një numër të madh të zgjedhjeve në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme dhe nuk kisha pasur dëshirë që për shkak të afateve jashtëzakonisht të shkurtra të sfidohemi duke i pasur parasysh të gjitha ato”, tha ajo. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025