Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi paketën e ndihmës ekonomike për të prekurit nga pandemia COVID-19 dhe Ligjin për Shpenzimet Qeveritare.
Trump, fillimisht, ka refuzuar të nënshkruajë, duke thënë se dëshiron t’iu japë njerëzve ndihma më të mëdha. Vonesa ka bërë që miliona amerikanë të papunë t’i humbnin përkohësisht përfitimet.
Paketa e ndihmës, me vlerë 900 miliardë dollarë, është miratuar javën e kaluar nga Kongresi, pas disa muajsh negociata.
Ajo është pjesë e një pakete shpenzimesh prej 2.3 trilionë dollarësh, që përfshin edhe 1.4 trilion për shpenzimet normale të qeverisë federale.
Mosnënshkrimi i Ligjit deri në mesnatën e së hënës ka rrezikuar edhe mbylljen e pjesshme të Qeverisë amerikane.
Rreth 14 milionë amerikanë të papunë janë përballur me humbje të pagesave të ndihmës. Këto përfitime tani do të rikthehen.
Nuk është ende e qartë se pse Trump, i cili ndodhet në Florida, ka vendosur më në fund të nënshkruajë ligjin. Dihet se ai ka qenë nën presion në rritje nga përfaqësuesit në Kongres.
Trump tha se e nënshkruan Ligjin me “një mesazh të fortë, që ia bën të qartë Kongresit se gjërat e kota duhet të hiqen”.
Ai pritet të largohet nga detyra më 20 janar, pasi ka humbur garën për rizgjedhje më 3 nëntor, kundrejt kandidatit demokrat Joe Biden.
Më herët, senatori republikan, Pat Toomey, ka thënë se presidenti rrezikon të mbahet mend për “kaos, mjerim dhe sjellje të çoroditur”.
Presidenti i zgjedhur, Biden, ka paralajmëruar “pasoja shkatërruese”, nëse Trump do të vazhdonte shtyrjen e nënshkrimit.
Duke folur më 26 dhjetor, Biden e ka përshkruar refuzimin e tij si “braktisje të përgjegjësisë”.
“Është një ditë pas Krishtlindjeve dhe miliona familje nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje t’i përmbushin nevojat, për shkak të refuzimit të presidentit Donald Trump për të nënshkruar paketën e ndihmës ekonomike, të miratuar nga Kongresi, me shumicë dërrmuese dhe dypartiake”, ka thënë Biden.
Paketa e ndihmës ekonomike ka kaluar Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin të hënën e kaluar, por, një ditë më vonë, Trump ka kërcënuar me veto, duke e përshkruar paketën si “të turpshme”.
Paketa parasheh një pagesë prej 600 dollarësh për amerikanët që fitojnë më pak se 75,000 dollarë në vit.
Trump ka thënë se dëshiron që amerikanët të marrin nga 2,000 dollarë, por republikanët në Kongres kanë refuzuar të pajtohen për këtë ndryshim.
Përveç pagesave që synojnë t’i ndihmojnë individët amerikanë, paketa përfshin edhe mbështetje për pagat e bizneseve të vogla, fonde për të ndihmuar rihapjen e shkollave dhe ndihmë për industrinë e transportit dhe shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë