Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq i ka quajtur të pakuptimta deklaratat se në Kosovë po kryhet vaksinimi për COVID-19 në baza etnike, duke thënë se Serbia kryen vaksinimin atje ku është e mundur ta bëjë.
Stefanoviq, duke folur për “TV Prva” tha se, vaksinimi kryhet në përputhje me parimet mjekësore dhe shëndetësore dhe deklaroi se, “Serbia nuk ka sovranitet të plotë, pra nuk mund të zbatojë të gjitha masat në mënyrë të plotë në të gjitha pjesët e Kosovës”.
“Nuk kemi mundësi të ndërhyjmë në pjesë të caktuara të ‘Kosovës dhe Metohisë’. Ne e bëmë këtë atje ku ishte e mundur, por kjo bëhet vetëm sipas parimeve shëndetësore. Ishte edhe më parë, dhe tani është, që situata epidemiologjike është më e vështirë, dhe ku kemi mundur kemi siguruar të ndihmojmë”, tha Stefanoviq, transmeton Telegrafi.
Ai deklaroi se, “institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitet për të ndihmuar as shqiptarët dhe askush nuk pret që ata të ndihmojnë serbët që jetojnë atje”.
Stefanoviq tha se kritikat dhe deklaratat e mjekëve se vaksinimi bëhet në baza etnike dhe se kjo rrezikon shëndetin e njerëzve, janë një marrëzi.
“Kemi ardhur në një situatë krejtësisht paradoksale, që shqiptarët të akuzojnë Vuçiqin dhe politikanët e tyre për gjunjëzim para Vuçiqit, duke i dhënë atij një rol shtet-ndërtues dhe që politikanët e opozitës në Serbinë qendrore t’i bashkohen ndjekjes nga një kënd tjetër dhe të thonë se Vuçiq kreu vaksinime mbi baza etnike. Është shumë e vështirë këtë ta vendosësh në një rreth logjik, sepse nuk ka logjikë”, tha Stefanoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze