Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi e quan sukses në vete rikthimin e palëve në këtë proces gjatë verës së fundit.
Miroslav Lajçak, shprehet se Kosova dhe Serbia janë ende larg me qëndrime, por që po bëjnë punë trilaterale që të zgjidhet nyja.
Lajçak për Klan Kosova ka folur për procesin që e ndërmjetëson, duke shtuar se BE është gati që të prijë që më 2021 të ketë progres ndërsa thekson se një marrëveshje e arritur do të jetë monumentale.
Këtu ai shpjegon nga pikëvështrimi i tij pozicionet e palëve dhe kohën se kur mund të nënshkruhet marrëveshja finale mes dyja vendeve dhe, se cilat janë parakushtet që duhet plotësuar që ajo të ndodhë.
Ish diplomati sllovak ka thënë se ndryshimin e kushtetutave të dyja shteteve nuk e sheh si zgjidhje.
“Si ndërmjetësues, nuk më përket mua që t’u them Kosovës dhe Serbisë që ta bëjnë këtë. Gjetja e gjuhës së përbashkët të nevojshme në mënyrë që të dy palët të fitojnë pak për njerëzit e tyre, është ajo që po e bëjmë në tavolinën e bisedimeve”, është shprehur Lajçak.
Ndër të tjera, ai ka thënë se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk mund të arrihet pa u diskutuar çështja e statusit. Të dyja palët e dinë këtë dhe ato kanë shprehur pozicionet e tyre për këtë”.
“Sidoqoftë, neve na duhet që ta ndërtojmë një marrëveshje të përbashkët në elemente të tjera të marrëveshjes në mënyrë që të jemi të gatshëm ta diskutojmë atë. Të dy palët është e nevojshme që ta kenë të qartë se si në tërësi do të duket Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për të pasur diskutime përmbajtësore rreth saj”.
“Puna nuk është ende këtu”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj