Anton Quni, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Specialja dhe uron që UÇK të vazhdojë ruajtjen e imazhit të mirë, pavarësisht ngjarjeve me Gjykatën Speciale.
Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, flet edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në Kosovë, të ardhmen e tij politike dhe mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin.
Anton Quni i cili vjet më parë kishte deklaruar që Thaçi e Veseli e kanë vendin në burg dhe se do të qëndrojë në politikë derisa të dy të i shoh prapa grilave, thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të asnjërit prej tyre.
Ministri i Mbrojtjes, duke mos dashur të flas më shumë rreth kësaj çështje, për shkak të postit që ushtron e edhe të situatës në Hagë, thotë se në këtë periudhë duhet përmbajtur nga deklaratat.
“Pasi zoti Thaçi e zoti Veseli janë duke u përballë me drejtësinë nuk do te ishte e ndershme nga kjo pozitë unë të rëndoj edhe më shumë situatën, ne tani duhet të përmbahemi nga deklaratat, posaçërisht nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, por asesi nuk i jam gëzuar për cilindo autoritet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duhet me u përballë me autoritetet e gjykatës ndërkombëtare”, thotë Quni.
Ish-luftëtari i Betejës së Kosharës thotë se brenda organizimit ushtarak ekziston një kulturë e përkrahjes reciproke.
“Askush nuk i gëzohet nëse një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet me u përballë me gjykatën ndërkombëtare. Ne urojmë që gjithë ato veprime të UÇK-së pa marrë parasysh si do të jetë epilogu individual për të akuzuarit, të ruaj imazhin e mirë qe e ka të qytetarët por edhe në përgjithësi nga komuniteti ndërkombëtar. Tek e fundit ka qenë një luftë çlirimtare që është zhvilluar në Kosovë, jo jashtë kufijve të Kosovës, kur qenia e popullit shqiptar ka qenë në pikëpyetje nga agresioni serb”, thotë ai.
Qunin nuk e kanë befasuar zhvillimet e fundit rreth mundësisë së shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai thotë se kjo është pritur dhe LDK është e gatshme për një situatë të tillë.
Quni tregon nëse pret që ndarja e LDK-së me Vjosa Osmanin të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.
“Zonja Vjosa Osmani gëzon një autoritet tek një pjesë e votuesve të LDK-së dhe nëse qëndrojmë në këto pozita do të ketë pasoja edhe për LDK-në, por urojmë që në ditët në vijim do të gjendet gjuha e përbashkët dhe të gjithë ata qe kanë çfarëdo arsye që të mbajnë ndonjë distancë me LDK-në, në të ardhmen ta gjejnë vetën brenda saj”, thotë Quni.
Sa i përket qëndrimeve personale të Qunit, nuk do të kishte ndonjë pengesë që LDK dhe Vjosa Osmani të vazhdojnë rrugëtimin politik së bashku.
Anton Quni synon qëndrimin në skenën politike në Kosovë, veçse për këtë i duhet besimi i organeve të larta të partisë.
“Nuk varet çdo gjë vetëm nga unë, nga dëshirat dhe vullneti im, shumë gjëra determinohen edhe nga dispononi i familjes, unë jam edhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, më duhet edhe besimi i tyre, por më duhet edhe besimi i autoriteteve më të larta të LDK-së. Nëse te gjitha këto adresa ka mendim pozitiv pse jo edhe në të ardhmen të jem pjesë e politikës në Kosovë. Mendoj që ende mund të jap kontribut në disa çështje posaçërisht politikat qe mbrojnë fushën e sigurisë”, thotë Quni kur pyetet se a do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.
Anton Quni ishte emëruar ministër i Mbrojtjes në qeverinë e koalicionit në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, post të cilin e ka mbajtur edhe në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, por vendi pritet të shkojë në zgjedhje meqë Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo-kushtetuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025