LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon në përballjen ndaj Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli triumfon në përballjen ndaj Sigal Prishtinës

Klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës ,e rezultat 78:73 (12:17, 20:18, 22:19, 24:19), në kuadër të xhiros së 11-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 12:17.


Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periodën e dytë, që u fitua për dy pikë nga vendasit, 20:18, duke shkuar në pushim me shifrat 32:35.

Therandasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, 22:19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:54.

Në 10 minutat e fundit u vendos fituesi i kësaj përballje. Ylli shkëputet në 74:67, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe afrojnë rezultatin në 74:73, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Golden Eagle Ylli triumfoi 78:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 16 pikë e pesë asistime, Demetris Morant me 12 pikë e 12 kërcime, Samir Zekiqi me 13 pikë dhe Valon Bunjaku dhe Egzon Kuqi me nga 12 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova dhe Edmond Azemi me 19, përkatësisht 17 pikë.

Golden Eagle Ylli ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore dhe tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori