LAJMI I FUNDIT:

“Super arma” e ushtrisë amerikane, predha e cila me precizitet godet cakun nga një distancë prej 70 kilometrave

“Super arma” e ushtrisë amerikane, predha e cila me precizitet godet cakun nga një distancë prej 70 kilometrave

Një “super armë” është testuar me sukses nga ushtria amerikane, duke shkrepur kështu dhe goditur me precizitet cakun nga një distancë prej 70 kilometrave.

Ky testim ka thyer rekordin për precizitetin dhe distancën më të gjatë të predhës në historinë e ushtrisë amerikane, e kjo armë u testua në Arizona, transmeton Telegrafi.


Arma tani ka arritur rrezen e saj të projektuar – pas testimit të predhës në një distancë prej 70 kilometrave.

E kjo armë është zhvilluar me qëllim që të mund të godet armikun nga distanca të mëdha, duke mos rrezikuar territorin e saj.

Rrezja e armës është e barabartë me distancën nga Statuja e Lirisë në New York në drejtim të qytetit New Brunswick në New Jersey.

Sipas ushtrisë amerikane kjo artileri e rëndë pritet të futet në përdorim nga viti 2023. /Telegrafi/