Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se po s’u miratua buxheti për vitin e ardhshëm do të rrezikohet siguria kombëtare.
Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse PDK do ta votojë atë në Kuvend.
“Është situatë serioze. Nuk jam i prirë që për peona të ulët politk të rrezikojmë sigurinë kombëtare të vendit nëse nuk kalon buxheti. Siguria është në pikëpyetje. Zgjedhjet kanë ndodhur disa herë në fund të vitit dhe buxheti s’është aprovuar. Por, zgjedhjet kanë përfunduar në nëntor dhe ka pasë kohë që të shpallet rezultati zgjedhor dhe të krijohet qeveria e konstituohet kuvendi dhe fillimisht të kërkohet zgjatje për shfrtyëzim të ndarjeve buxhetore dhe të përgatitet buxheti për muajin prill. Tash situata është më ndryshe meqë zgjedhjet do të ndodhin në fund të shkurtit apo në fund të janarit. Më 28 shkurt përfundojnë gjithë pagesat dhe asnjë lloj pagese s’ndodh dhe Kuvendin s’e kemi të konstituar”.
“Derisa të mbahen zgjedhjet kalon shkurti dhe marsi dhe njerëzit qysh i marrin pagat dhe pensionet. Nëse komplikohet situata është rrezik siguria. Nëse koalicioni që do të krijohet nuk do të mund t’i ketë 85 vota edhe për presidentin, hipotetikisht vendi mund të shkojë në zgjedhje. Atëherë s’ka buxhet dhe mbetesh pa buxhet në një situatë pandemie. Nuk e kuptoj kur me një joseriozitet të tillë i qasemi kësaj teme dhe mendojmë se po more le të bëhet llugë. Pse Vetëvendosje nuk mendon në mënyrë racionale dhe t’i parashikojë këto situata?”, njofton Klan Kosova.
Hamza ka thënë se për 20 vjet nuk ka pasë buxhet me më së shumti probleme, por se duhet kuptuar serioziteti i situatës.
“A më i mirë një buxhet me defekte apo një që e bllokon vendin?”.
Shefi i GP të PDK-së nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen, për të cilën tha se po jep sinjale që do të hyjë në koalicion me ndonjë parti.
“Tash ka ndërruar situata. Në zgjedhjet e kaluara s’ke pasë parti që PDK-së nuk i ka qitë një X të kuq. Nuk i mbajtën ata këta X – nuk iu shkoi gjatë dhe i hoqën vijat e kuqe. Edhe Vetëvendosje po jep sinjale se me dikë do të bëjë koalicion”.
Hamza nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do të lidhnin koalicion me Vetëvendosjen, por tha se do të presin procesin zgjedhor dhe atë çka do të prodhojnë zgjedhjet.
“Ne nuk i kemi thënë jo asnjë partie, sepse i tillë është sistemi zgjedhor te ne – pothuajse është e pamundur që një parti politike të krijojë qeverinë. Tash e bën situatën edhe më komplekse sepse koalicioni i ardhshëm nuk mund të flasë për 65 vota, por duhet 85”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit