LAJMI I FUNDIT:

Trump fal rojet e sigurisë që vranë 14 civilë irakianë

Trump fal rojet e sigurisë që vranë 14 civilë irakianë

Presidenti në largim i SHBA-së, Donald Trump, fali 15 persona këtë javë, por vendimi i tij për të falur katër ish roje të sigurisë, Blackwater, të dënuar për masakrën e Bagdadit të vitit 2007 që vranë 14 civilë irakianë, ka shkaktuar shumë kritika.

Nicholas Slatten, Paul Slough, Evan Liberty dhe Dustin Heard u dënuan gjashtë vjet më parë për vrasjen e 14 civilëve irakianë dhe plagosjen e 17 të tjerëve. Dëshmitarët thanë se burrat i zunë pritë civilëve duke i qëlluar në Sheshin Nisour në Bagdad, raporton usatoday.

Masakra ndodhi në vitin 2007, kur katër të dënuarit punuan si roje sigurie në Bagdad për Blackwater, një furnizues privat ushtarak, transmeton Telegrafi.


Dustin Heard, Evan Liberty, Paul Slough, Nicholas Slatten

Ata pretenduan se u qëlluan, por prokurorët thanë se rojet e Blackwater ishin të parët që hapën zjarr. Slatten, për të cilin prokurorët thanë se filloi të shtënat, u dënua me burgim të përjetshëm.

Disa zyrtarë e kanë paralajmëruar Trump se ky vendim i faljes do të ketë pasoja serioze dhe do të rrezikojë sigurinë e personelit ushtarak amerikan, do të ndezë tensionet SHBA-Iran dhe do të njollosë sistemin e drejtësisë amerikane në sytë e botës.

OJQ-ja për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” tha se faljet ishin “përbuzje për sundimin e ligjit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori