Në spitalin rajonal të Gjakovës aktualisht janë të hospitalizuar 47 pacientë, prej tyre 30 janë me oksigjeno-terapi. Tre pacientë janë në gjendje të rëndë dhe trajtimi i tyre po bëhet me CPAP maskë.
Nga ky spital thonë se janë të furnizuar edhe me oksigjen por edhe me terapi të nevojshme.
Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala ka thënë se në pritje të rezultateve për coronavirus janë gjashtë qytetarë.
“Ne i kemi 47 pacientë të cilët janë të dyshuar apo janë trajtuar me COVID-19. Nga këta 28 janë pozitiv dhe pjesa tjetër janë negativ si dhe një pjesë presin të testohen…30 pacientë janë me oksigjeno-terapi, tri janë në CPAP maskë. Gjendja e tyre është stabile e mirë në përjashtim tek këta tre që janë me CPAP maskë që gjendja e tyre është pak më e vështirë”, tha ai.
Meqenëse në nivel vendi është zvogëluar numri i qytetarëve të infektuar, Shala thotë se edhe në Spitalin e Gjakovës ka rënie të pacientëve që po kërkojnë trajtim mjekësor, por shton se menaxhimi i pacientëve në valën e fundit ka qenë sfidues.
“Ka qenë shumë sfiduese ngase nuk e kemi pritur këtë fluks të madh. Pikun e kemi pasur me 115 pacientë të cilët kanë qenë të hospitalizuar për COVID-19, ne i kemi pasur në dispozicion rreth 30 për qind të shtretërve, kemi qenë të përgatitur që nëse ka nevojë të hapim prapë hapësira të reja por fatmirësisht në javën e fundit vetëm ka rënie të pacientëve që janë me COVID”, u shpreh Shala.
Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka folur edhe rreth furnizimit me oksigjen.
Ai deklaroi se kanë pasur vështirësi si spital në këtë aspekt, por që asnjëherë nuk kanë pasur mungesa.
Shala u shpreh se furnizimi me oksigjen bëhet në bazë të nevojave ditore të pacientëve.
“I kemi edhe aparaturat me rrymë. Rreth 40 aparatura në rast se nuk ka oksigjen i kemi përdor këto aparatura, por fatmirësisht nuk ka ardhur deri tek ajo gjendje. Dihet se Kosova nuk prodhon oksigjen, jemi të varur nga shtetet tjera, ka qenë problem madhor jo vetëm tek ne por në të gjitha anët, por fatmirësisht nuk kemi pasur mungesë të oksigjenit, kemi pasur vështirësi por jo mungesë”, deklaroi ai.
Shala thotë se spitali që ai drejton ka qenë mirë i pajisur me medikamente mjekësore.
Ai tha se dy ditë ka pasur mungesë të barit, fraksiparinë por që tashmë janë furnizuar dhe gjendja është stabile.
“Sa i përket terapisë barna dhe material shpenzues ka pasur raste kur janë shpenzuar deri në furnizimin e radhës i kanë blerë edhe vetë pacientët. Ne jemi të obliguar që si institucione shëndetësore me ligj ta mbulojmë listën esenciale, ndërsa ato që nuk janë në listën esenciale nuk është në kompetencën tonë që t’i blejmë…javën e fundit e kemi pasur fraksiparinën një bari antigoagulues që ka qenë problem në gjithë Kosovën por kjo vetëm dy ditë dhe tash jemi furnizuar dhe po vazhdon trajtimi i pacientëve”, deklaroi drejtori i Spitalit të Gjakovës.
Sipas tij, rreth 21 për qind e personelit shëndetësor janë infektuar me COVID-19.
Krahas shërbimeve për pacientët me coronavirus, Hilmi Shala thotë se përveç shërbimeve që kanë mundur të presin të gjitha shërbimet tjera në Spitalin e Gjakovës ofruar pa ndërprerë.
Vetëm në 24 orëshin e fundit në qytetin e Gjakovës kanë rezultuar 11 qytetar pozitiv me koronavirus. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova