LAJMI I FUNDIT:

Aneks i Marrëveshjes me TAV, aktivizohen mjete për 99 projekte për 75 komuna të Maqedonisë

Aneks i Marrëveshjes me TAV, aktivizohen mjete për 99 projekte për 75 komuna të Maqedonisë

Qeveria sonte në seancë e konfirmoi tekstin e Aneksit të Marrëveshjes për koncesion, të lidhur mes Republikës së Maqedonisë dhe TAV Maqedonia SHPKNJP.

“Me Aneksin e Marrëveshjes praktikisht vendoset në funksion vendimi për shpërndarjen e mjeteve që janë paraparë për kargo aeroporte në Shtip dhe me të cilin vlera financiare për këtë dedikim tani riorientohet për 99 projekte infrastrukturore për 75 komuna në shtet, si dhe për zgjerimin e kapaciteteve të ndërtesave të aeroporteve në Shkup dhe Ohër”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Siç informuan paraprakisht nga Qeveria, 99-të projektet në komuna me ridedikimin janë siguruar 35 milionë euro.