LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet “Këndi i Kurajos”, Selimi: Zemra e këtyre viktimave është dhimbja dhe shpresa e vendit tonë

Inaugurohet “Këndi i Kurajos”, Selimi: Zemra e këtyre viktimave është dhimbja dhe shpresa e vendit tonë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me deputeten, Donika Kadaj- Bujupi dhe përfaqësueset e organizatave Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë ceremonisë, ministri Selimi tha se është i lumtur që në objektin e Ministrisë së Drejtësisë po vendosen punimet e grave heroina ndërsa potencoi që “Këndi i Kurajos” është simbolikë e ngritjes dhe vetëdijes sonë.

“Ministria e Drejtësisë do të jetë zëri i gjithë atyre grave të dhunuara gjatë luftës dhe i të gjitha viktimave të luftës. Do të jetë zëri që ka mbetur një çështje pa u përfunduar dhe ajo është prurja e drejtësisë për gjitha këto gra”, deklaroi Selimi.


Selimi u zotua se do të jetë zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës dhe se asnjëherë sipas tij nuk do të harrohen vuajtjet e tyre.

“Sot unë zotohem që ky kënd, do të jetë ‘Këndi i Kurajos’ i Ministrisë së Drejtësisë. Ky ‘Kënd i Kurajos’ do të jetë nënshkrimi ynë se ne duhet çdo ag dhe çdo muzg të jetojmë me dhimbjen e këtyre grave dhe ne kurrë nuk do t’i harrojmë ato lëndime dhe atë kurajo të ri-ngritjes”, tha ai.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, që është incizuese e rezolutës për krijimin e “Këndit të Kurajos”, Donika Kadaj- Bujupi tha se do të jetë kujtesa e së kaluarës, vullneti për të ecur përpara dhe guximi i atyre grave që zgjodhën jetën para vdekjes.

“Si Ministër i Drejtësisë keni bërë veprimin më të duhur për shkak se te këto gra ka munguar drejtësia në 20 vitet e fundit. Ju jeni i pari që keni ofruar një kënd brenda institucionit që nuk është vetëm fizikisht por që ka një kuptim shumë më të plotë, që këto gra të kenë qasjen dhe prioritetin e Ministrisë së Drejtësisë derisa drejtësia të vihet në vend”, tha deputetja Kadaj-Bujupi.

Ndërkohë përfaqësueset e Organizatave Joqeveritare që merren me gratë e mbijetuara të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe ri-integrimin e tyre, vlerësuan lartë vendosjen e “Këndit të Kurajos”, brenda Ministrisë së Drejtësisë duke thënë se kjo iniciativë është një vëmendje e shtuar institucionale për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Këndi i Kurajos”, do të ketë të ekspozuar artizanale të punuara nga viktima e dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori