LAJMI I FUNDIT:

Top Channel sjell ngjarjen e plotë sesi kishte ndodhur vrasja në kafenenë ‘Panda’ në Pejë e kryer nga sigurimi serb

Top Channel sjell ngjarjen e plotë sesi kishte ndodhur vrasja në kafenenë ‘Panda’ në Pejë e kryer nga sigurimi serb

Me vite të tëra shteti serb ka manipuluar opinionin publik në lidhje me autorët e masakrës e rastit “Panda” në Pejë, duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarët.

Top Channel ka sjell ngjarjen e plotë sesi kishte ndodhur vrasja e kryer nga sigurimi serb.

Në kafene “Panda” që ndodhej përballë gjimnazit “Sveti Sava” në Pejë, pasditen tragjike të 14 dhjetorit 1998, si zakonisht ishin mbledhur disa të rinj.


Dy prej tyre që ndodheshin brenda në lokal, largohen duke lënë derën e jashtme të hapur. Ky është momenti, kur dy persona të veshur me të zeza, zbritën nga makina dhe u afruan pranë kafesë “Panda”.

Me t’u futur në lokal, pa thënë asnjë fjalë, agresorët hapën zjarr me armë automatike në shënjestër të hapur. U deshën vetëm 30 sekonda dhe 60 plumba për të shkaktuar një tragjedi me gjashtë të viktima, shumica nën 18-vjeç.

Lidhur me këtë, më 18 janar 2014 në një intervistë për gazetën “Kurir” ish-zëvendëskryeministri jugosllav Vuk Drashkoviq, ka përmendur emra konkretë të sigurimit serb si organizatorë të vrasjeve të shumta në Kosovë, përfshirë edhe vrasjen në kafenenë “Panda”.

“Vendimin për serinë e krimeve kundër serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve që e mbështetnin Serbinë dhe e dënonin UÇK-në, e solli Slobodan Milosheviqi dhe Shtabi i tij strategjik. Në krye të eskadronit të vdekjes, Njësisë për Operacione Speciale1, u caktua Milorad Ulemek – Legija. Ky i merrte urdhrat nga Radomir Markoviq. U vendos që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të kryente një varg sulmesh terroriste të cilat duhej t’i visheshin UÇK-së. Qëllimi I këtyre sulmeve ishte që UÇK-ja të paraqitej në sytë e bashkësisë ndërkombëtare si organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, përmes këtyre aksioneve do t’u jepej zjarr ndjenjave antishqiptare në Kosovë dhe në tërë Serbinë. Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, me në krye Radomir Markoviqin, me ndihmën e Legijas, më 14 dhjetor 1998 kreu masakrën kundër gjashtë djelmoshave serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë”, deklaronte Drashkoviq. /TCH/

Video e plotë: 

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori