Dermatologët këshillojnë se disa produkte për lëkurë nuk e arrijnë efektin e dëshiruar
Ne e dimë se më shumë se kurrë se sa e rëndësishme është të mos harxhosh shumë, prandaj është mençuri të blesh produkte që do të arrijnë atë që ke parashikuar.
Ju sjellim tetë produkte që ekspertët thonë se nuk e kanë efektin e dëshiruar:
Mjetet e shtrenjta për pastrim të fytyrës
Preparati për pastrim të lëkurës qëndron shumë i shkurtër, thjesht për të pastruar mbetjet e përbërjes dhe papastërtive të tjera dhe kjo është ajo që kërkohet prej tij. Dermatologia Christine Choi Kim nga Santa Monica beson se ka një gjë të blesh një furçë pastruese. Shikoni për një variant më të lirë që vibron butësisht për të pastruar plotësisht lëkurën.
Produktet moderne për parandalimin e plakjes së lëkurës
Helmi i gjarprit ose diçka e ngjashme mund të tingëllojë tërheqëse dhe madje ka disa përfitime, por asnjë prej tyre nuk ka prova shkencore, deklaron dr. Kim.
Kremrat shtrenjta mbrojtëse
Mos blini dhe mos e përdorni kremin duke u bazuar në pamjen e paketimit ose të aromës. Nuk keni pse të shpenzoni shumë para për të mbrojtur fytyrën tuaj nga dielli. “Paketimi i shtrenjtë nuk do të thotë një produkt më i mirë”, thotë dermatologia.
Kremrat kundër celulitit
Është e qartë se me mbërritjen e verës, gjëja kryesore është që të dukeni sa më mirë në fustane të shkurtra, kështu që shumica e femrave shpenzojnë shuma të mëdha parash për kremrat e celulitit.
“Celuliti është një problem kompleks që asnjë krem nuk do ta zgjidhë, prandaj ju këshilloj të mos shpenzoni para për produktet më të shtrenjta”, këshillon dr. Kim.
Krem kundër strijave
Edhe këto kremra anashkaloni në një hark të gjerë, sepse po të funksiononin askush nuk do të kishte strija. I vetmi përjashtim është vetëm retinoli, i cili ka treguar se përmirëson shfaqjen e strijave pas gjashtë muajsh përdorimi.
Produktet për ngushtimin e poreve
Shumë prodhues nuk janë plotësisht të sinqertë kur ofrojnë ndihmën e tyre për poret tuaja. Produktet me bazë silikoni vetëm për pak kohë do të jenë më pak të dukshëm dhe asgjë nuk premton që ato do të zhduken plotësisht. Dr. Kim thekson se poret përcaktohen nga gjenetika dhe asgjë nuk mund t’i eliminojë përgjithmonë.
Preparatet e salloneve
Nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor kur përdorni teknologji dhe përbërës për produktet që mund të blini në sallone, shpjegon kimisti Randy Schuller.
Kremrat me faktor të lartë mbrojtës
Nëse besoni se faktori 100 do të bllokojë rrezet UV dy herë më shumë, nuk jeni i vetmi. Një nga mitet më të mëdha në lidhje me mbrojtjen nga dielli është se një faktor i lartë do të mbrojë më mirë, ndërsa ato në fakt ofrojnë vetëm një mbrojtje pak më të mirë.
Realiteti është ky: Faktori 15 bllokon 93 për qind, ai prej 30 bllokon 95 për qind, ndërsa faktori 50 deri 97 për qind.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025