Qeveria E Maqedonisë caktoi obligime për përpunim të planeve aksionare për pranim dhe ruajtje të vaksinave kundër COVID-19
Qeveria në seancën e sotme në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për vaksinimin kundër koronavirusit, dhe i obligoi disa institucione të përgatisin plane aksionare dhe procedura operative standarde për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim të vaksinave kundër KOVID-19.
“Qeveria i obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Ilaçe dhe Pajisje Mjekësore (MALMED), Drejtorinë Doganore dhe Ministrinë e Shëndetësisë në afat prej 7 (shtatë) ditë pune të përgatisin dhe deri te Ministria e Shëndetësisë të dorëzojnë plane të tyre aksionare (aktivitet, njësi të brendshme kompetente organizuese, person/persona të autorizuar, afate), dhe procedura standarde operative (PSO) për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim të vaksinave kundër KOVID-19, sipas kompetencës së tyre dhe rolit të tyre në zbatimin e Planit kombëtar për vaksinim kundër KOVID-19”, citohet në kumtesën e seancës qeveritare.
Në lidhje me këtë informacion, Qeveria i rekomandon TAV Maqedoni SHPKNJP Shkup në afat prej shtatë ditëve të punës të përgatisë dhe deri te Ministria e Shëndetësisë të dorëzojë plan të tij aksionar dhe procedura standarde operative për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim të vaksinave kundër KOVID-19.
“Ministria e Financave dhe Zyra për furnizime publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në afat më së voni prej pesë ditëve duhet të përgatisin Propozim të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për furnizime publike me të cilën do të mundësohet pagesa e avansit më shumë se 20 për qind nga çmimi i lirimit të obligimit për sigurim të garancionit bankar për pagesa të avansit në procedurat për furnizime publike direkt të lidhura në ballafaqimin me epidemitë dhe pandemitë e sëmundjeve ngjitëse”, theksohet në kumtesë.
Në këtë seancë Qeveria e plotësoi edhe Vendimin për parandalim të përhapjes së Kovid-19, me të cilën çdo udhëtar nga Britania e Madhe që hyn në vend në cilindo vendkalim kufitar karantinën e obligueshme në izolim shtëpiak ta zbatojë në bazë të deklaratës të cilën do ta plotësojë në vendkalimin kufitar gjatë hyrjes në vend, ndërsa udhëtarët që transitojnë të kenë obligim vendin ta lëshojnë në afat prej 24 orëve.
Përveç kësaj Qeveria i pranoi propozimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për pagesë të shpërblimit të njëhershëm në para për punonjësit shëndetësor nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët janë përfshirë në shërimin e të sëmurëve nga KOVID-19, si dhe të punësuarve nga Enti special për personat me pengesa në Demir Kapi, të cilët në kujdesin për mbrojtësit te enti disa javë ishin jashtë shtëpive të tyre.
“Në seancën e sotme Qeveria e ndryshoi dhe plotësoi vendimin për miratim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në vlerë prej 26.868.500,00 denarë të ndërmarrjeve komunale publike të cilat janë anëtare të Shoqatës së veprimtarive komunale pranë Odës ekonomike të Maqedonisë për mbështetje të punës së tyre si ndihmë financiare e njëhershme me qëllim të tejkalimit të gjendjes së rëndë materiale të të punësuarve në ndërrmarjet në korrniza të KOVID programit qeveritare”; shtohet në kumtesën e seancës qeveritare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos