LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja tregtare – bisedimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së mund të vazhdojnë edhe pas këtij viti

Marrëveshja tregtare – bisedimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së mund të vazhdojnë edhe pas këtij viti

Bisedimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian mund të vazhdojnë edhe në vitin e ri, në rast se nuk arrihet asnjë marrëveshje tregtare, burimet e BE-së, e kanë cituar deklaratën e Micheal Barnier.

Një burim i konfirmoi për EuroNews raportimet e AFP-s, që kryenegociatori i BE-së nuk do t’ia ‘mbyllte derën’ Mbretërisë së Bashkuar, dhe se ai mbetet i gatshëm të negociojë edhe përtej 1 janarit.

Më herët, Barnier tha në Bruksel se skuadrat evropiane dhe britanike po i jepnin një “shtytje përfundimtare” bisedimeve të tyre për një marrëveshje pas Brexit-it.


Mbretëria e Bashkuar lë tregun evropian më 31 dhjetor, pasi anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian përfundoi në fillim të këtij viti.

“Ne jemi me të vërtetë në një moment vendimtar dhe po i japim një shtytje të fundit”, iu tha Barnier gazetarëve të martën.

“Në 10 ditë, MB-ja do të largohet nga tregu i vetëm dhe unë do të vazhdoj të punoj tani me një transparencë totale me vendet anëtare dhe me Parlamentin Evropian”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori