LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë rekomandon që 6.000 denarët e dhuruara të shpenzohen në prodhime të Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë rekomandon që 6.000 denarët e dhuruara të shpenzohen në prodhime të Maqedonisë

Deri në fund të kësaj jave, të gjithë qytetarët që i përmbushin kushtet nga paketa e katërt do të fitojnë nga 6.000 denarë në xhirllogaritë dhe këto para mund të merren edhe në dorë.

Paratë po ashtu nuk do të kenë afat deri kur mund të shpenzohen dhe nuk do të ketë kufizime se cilat prodhimet duhet të brehen, ndërsa nga Qeveria rekomandojnë që ndihma shtetërore të shpenzohen në prodhime dhe shërbime të Maqedonisë.

“Për dallim nga ndihma e kaluar pagesore e cila ishte me kartela dhe me ato mund të bliheshin vetëm prodhime dhe shërbime të Maqedonisë, tani qytetarët do të vendosin. Ne rekomandojmë të blihen prodhime të Maqedonisë. Për këtë do të bëjmë edhe një listë të kompanive që kanë prodhime të Maqedonisë, por nga qytetarët varet se ku do të shpenzohen ato para. Ata paratë mund t’i marrin në dorë, por në mënyrë që të mos ketë grupime ne rekomandojmë pagesë me kartela”, tha zëvendëskryeministri i për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.


Ndryshe, ndihmë prej 6.000 denarë do të marrin gjithsej 283 mijë qytetarë dhe do të kushtojë 27.3 milionë euro./Telegrafi/