LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj katër personave për posedim të paautorizuar të armëve dhe detyrim

Aktakuzë ndaj katër personave për posedim të paautorizuar të armëve dhe detyrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të katër të pandehurve me inicialet, A.A., B.K., Sh.Z dhe V.R., për veprat penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 328 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe “Detyrimi”, e mbetur në tentativë nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 dhe nenin 20 të KPRK-së.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri A.A., më 25.05.2010, me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit, në hyrje të lokalit të të dëmtuarit H.K, ka vendosur dy herë radhazi granata dore dhe bombola gazi, ku njëra granatë ka shpërthyer pas mesnate dhe tjera granatë është gjetur e pa shpërthyer, ndërsa më datë 07.09.2010, ka vendosur një granatë dore dhe një bombole gazi e të cilat kanë shpërthyer, me ç’rast për pasojë kanë shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve, pasurinë e tyre si dhe janë shkaktuar dëme materiale në muret, dyert dhe dritaret e objektit aty pranë. Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 328 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Të pandehurit A.A., B.K., Sh.Z dhe V.R., më 25.05.2010, dhe më 07.09.2010, duke vepruar si anëtarë të grupit me qëllim që vetes apo personit tjetër ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë kërcënuar rëndë të dëmtuarin, H.K., që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që me datat e lartcekura i pandehuri A.A., në pronën e të dëmtuarit H.K., saktësisht në zyrat e tij në Prishtinë, ka vendosur dy herë radhazi granata dore dhe bombola gazi i shtyrë nga të pandehurit B.K., Sh.Z dhe V.R., krejt kjo me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit që i njëjti të tërhiqet nga prona e tij e cila gjendet në fshatin Milloshevë në sipërfaqe prej 91 hektarëve e privatizuar nga AKP-ja, ku i dëmtuari kishte 25% të sipërfaqes së përgjithshme të tokës, e që kjo përqindje është bazuar në marrëveshjen e bërë në mes të pandehurit B.K., dhe tani të dëmtuarit H.K. me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, e mbetur në tentativë nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 dhe nenin 20 të KPRK-së. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori