LAJMI I FUNDIT:

Klinika Digjitale, startup i zhvilluar me amerikanë që shqiptarët të konsultohen online me doktorët!

Klinika Digjitale, startup i zhvilluar me amerikanë që shqiptarët të konsultohen online me doktorët!

Klinika Digjitale është “Start-Up” i zhvilluar me partnerët në SHBA dhe Evropë në një platformë digjitale të avancuar të kujdesit shëndetësor!

Softueri i saj unik, mundëson videokonsultimin me mjekun e zgjedhur, në çdo kohë dhe nga çdo pajisje. Klinika Digjitale, ofron shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më të lira për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun apo spitalin e preferuar kudo në botë.

Klinika Digjitale në kohë të pandemisë


Situata me COVID-19 është duke u përkeqësuar. Numri i qytetarëve të infektuar po rritet me shpejtësi marramendëse. Numri i të vdekurve është frikësues për secilën familje dhe shqetësues për tërë globin!

Si duket, distancimi shoqëror, higjiena personale dhe maskat nuk janë masa të mjaftueshme për të fituar betejën me COVID-19. Nevojiten masa shtesë, vizion dhe strategji të reja si dhe shfrytëzimi i teknologjisë dhe shërbimeve shëndetësore online.

Falë Klinikës Digjitale, tani qytetarët mund të konsultohen me mjekun në çdo kohë. Ata mund të caktojnë terminin për konsultim me mjekun, ngarkojnë imazheritë me CT, MRI, Rtg dhe dërgojnë raportet mjekësore dhe analizat laboratorike. Pas konsultimit online, mjeku i dërgon pacientit raportin mjekësor dhe terapinë për trajtimin e tij!

Të gjitha, pa lëvizur nga shtëpia, pa pritur në rradhë dhe pa rrezikuar veten dhe të tjerët!

Si të konsultoheni me mjekët e Klinikës Digjitale?

Vizitoni: www.klinikadigjitale.net/mjeket zgjedhni mjekun dhe caktoni terminin për konsultim!

Videokonsultimi me mjekun i ofruar në Klinikën Digjitale është masë mbrojtëse shtesë e cila aplikohet gjatë pandemisë në shtetet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA.

Kjo është edhe një masë mbrojtëse e cila i ofrohet qytetarëve të vendit tonë gjatë kohës së pandemisë!

Klinika Digjitale, Shpejtë, Lehtë dhe Sigurt!

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Shëndetësi
Kalo në kategori