LAJMI I FUNDIT:

“Merreni vaksinën, edhe nëse tashmë jeni infektuar me coronavirus” – thotë këshilltari shkencor amerikan

“Merreni vaksinën, edhe nëse tashmë jeni infektuar me coronavirus” – thotë këshilltari shkencor amerikan

Këshilltari kryesor i programit të vaksinave “Operation Warp Speed” të qeverisë amerikane ka thënë se edhe njerëzit që janë infektuar tashmë me coronavirus, duhet të vaksinohen.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Dr. Moncef Slaoui i bëri komentet gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me Jake Tapper të CNN të dielën.


Këshilltari tha se pyetja nëse njerëzit që janë infektuar tashmë duhet ose jo të marrin vaksinën është “me të vërtetë e rëndësishme”.

“Ajo që dimë është se është e sigurt të imunizohesh pasi të jesh i ekspozuar ndaj virusit. Kjo ka ndodhur në provat klinike – njerëzit që morën pjesë në prova kishin përjetuar ose kishin në të vërtetë një infeksion viral në kohën kur filluan të vaksinohen. Pra është e sigurt”, tha Slaoui për CNN.

“Nga ana tjetër ne e dimë që infeksioni nuk sjell një përgjigje shumë të fortë imune dhe zbehet me kalimin e kohës. Kështu që unë mendoj se si një masë paraprake e qartë është e përshtatshme që të vaksinohen sepse është e sigurt. Kjo do të shkaktojë një përgjigje imune shumë më të lartë dhe do të sigurojë që në rast se infeksioni natyror nuk shkakton mbrojtje afatgjatë, kjo do ta lejojë atë që të ketë mbrojtje më të mirë. Unë mendoj se njerëzit duhet të vaksinohen, me të vërtetë”.

Operacioni Warp Speed është një partneritet publik-privat i krijuar nga qeveria amerikane që synon lehtësimin e zhvillimit dhe shpërndarjes së vaksinave COVID-19.

Po sipas Newsweek, Warp Speed ishte përgjegjës për shpërndarjen e 2.9 milionë dozave të para të vaksinës Pfizer/BioNTech në të gjithë vendin.

Dhe shefi operativ i programit, gjenerali i ushtrisë Gustave Perna pret që 20 milionë doza të vaksinës të transportohen deri në fund të muajit.

Ndryshe, të premten, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së autorizoi një vaksinë të dytë – vaksinën e Moderna – për përdorim urgjent, e cila tani është vendosur të shpërndahet në të gjithë vendin.

Siç është thënë, të dy vaksinat – Pfizer/BioNTech dhe e Moderna – janë 95 për qind të efektshme kundër COVID-19, megjithëse kjo e fundit mund të transportohet dhe ruhet në temperatura standarde të ngrirjes, gjë që mund të ndihmojë përpjekjen e shpërndarjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori