LAJMI I FUNDIT:

Emini: Vizita e Osmanit në Tiranë, thelloi më shumë ndarjen mes Kosovës dhe Shqipërisë

Emini: Vizita e Osmanit në Tiranë, thelloi më shumë ndarjen mes Kosovës dhe Shqipërisë

Analistja Donika Emini thotë se qëllimi i vizitës së Vjosa Osmanit në Shqipëri ka qenë i mirë por më pas gjërat kanë ndryshuar.

“Vizita është dashur të ndodh pasi që pandemia edhe vizitat dhe bashkëpunimin na e ka limituar”, tha Emini në “Debat Plus”.

Ajo thotë Osmani vazhdimisht ka pasur fërkime me kryeministrin Rama duke sulmuar këtë të fundit me deklarata.


“Pikërisht Minishengeni ishte ai që solli fërkimin e raporteve mes Ramës e Kurtit ndërsa e vazhdoi këtë temë edhe Vjosa Osmani. Vizita e cila kishte për qëllim relaksimin e raporteve Kosovë-Shqipëri, përfundoi duke thelluar edhe më tej atë ndarje”, shtoi Emini, përcjell Telegrafi.

Analistja thotë se Minishengeni ka marrë edhe mbështetjen e Amerikës dhe Osmani është dashur te këtë kujdes me kritikat që i bëri në Tiranë.

“Minishengeni mund të merret dhe si bashkëpunim rajonal por edhe si bashkëpunim Kosovë-Shqipëri. Prandaj reagimet e Osmanit në këtë drejtim kanë qenë krejtësisht të panevojshme”

Emini thotë se vizita e Osmanit kishte qëllim të zbulonte qëndrim më të qartë të Ramës në raportet me Alaksandër Vuqiçit./Telegrafi/