LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton marrëveshjen me Luksemburgun, projekti përmirëson shëndetin e popullatës

Qeveria miraton marrëveshjen me Luksemburgun, projekti përmirëson shëndetin e popullatës

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjes e saj të mbajtur sot ka miratuar zbatimin e projektit  “Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë- Faza II – KSV / 017”, i cili projekt derivon nga Marrëveshja Bilaterale për Bashkëpunim e Zhvillim, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, të nënshkruar në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra Zhvillimore e Qeverisë së Luksemburgut – LuxDev.

Ministri Zemaj ka thënë se qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të kontribuoj në përmirësimin e shëndetit të popullatës së Kosovës ndërsa objektiva specifike synon mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë 2017-2022 me theks të veçantë në përmirësimin e kapaciteteve për planifikim, udhëheqje dhe menaxhim të shërbimeve shëndetësore.

Zemaj po ashtu ka thënë se programi mbështet edhe procesin e Akreditimit Ndërkombëtar të Programit Specialistik të Mjekësisë Familjare si dhe ofron mbështetje për spitalet e përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore duke ndihmuar spitalet në implementimet e planeve të tyre strategjike.


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori