LAJMI I FUNDIT:

Haziri thotë se ka ulje të të infektuarve me coronavirus në Gjilan, apelon për kujdes të shtuar

Haziri thotë se ka ulje të të infektuarve me coronavirus në Gjilan, apelon për kujdes të shtuar

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës në dy ditët e fundit.

Në takim, Haziri bëri të ditur se numri i rasteve aktive në këtë komunë është 199, duke shtuar se ka numër më të madh të të shëruarve dhe ulje të infeksionit në Gjilan.

“Pavarësisht kësaj, duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në luftë kundër COVID-19. Vetëm duke i respektuar masat, bartjen e maskave, mbajtjen e distancës mes nesh dhe pastrimin e duarve, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Haziri.


Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7570 mostra, 3000 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 2710 persona janë shëruar, 199 raste janë aktive, 91 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 47 janë në hospitalizim dhe 43 mostra janë në pritje për rezultat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori