Rrjeti i Shitësve me Pakicë thotë se shpreh shqetësimet lidhur me moskoordinimin institucional për zbatimin e masave të marra nga Qeveria e Kosovës, ku sipas tyre, po rezulton destruktive për komunitetin e biznesit.
Rrjeti tregon se bazuar në vendimin e Qeverisë ka avokuar që sektorët e produkteve ushqimore dhe shërbimit, gjegjësisht distrubuimit lejohet të punojnë pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikshmërisë edhe gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes (pika 20, 20.8, 20.9).
Lidhur me këtë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në sqarimin e lëshuar me datë 18 dhjetor 2020, konfirmoi se, “në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, 01/42 të datës 11/11/2020, marketet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut të infeksionit”.
Megjithatë, pikërisht MTI, këtë sqarim e ka kthyer në pikën zero vetëm një ditë pas, gjegjësisht me datë, 19 dhjetor 2020, duke aluduar se është bërë për “të shmangur paqartësitë te bizneset dhe te opinioni publik” pas konsultave me institucionet tjera relevante dhe përkatësisht Ministrinë e Shëndetësisë.
“Rrjeti i Shitësve me Pakicë, i vlerëson këto veprime si jo serioze thënë të paktën dhe në dëm të komunitetit të biznesit të cilët janë në përpjekje për rimëkëmbje dhe ashtu ballafaqohen me vështirësi operacionale të shkaktuara nga institucionet zbatuese. Ne ritheksojmë se zgjatja e orarit të punës është një domosdoshmëri për festat e fundivitit sidomos për shkak të nevojës së evitimit të turmave e edhe për të plotësuar nevojat e bashkatdhetarëve nga diaspora. Mjegullia e krijuar nga neglizhenca dhe moskoordinimi institucional është e papranueshme, andaj si Rrjet i Shitësve me Pakicë dhe përfaqësues të bizneseve të cilët ofrojnë mbi 20 mijë vende të punës u bëjmë thirrje institucioneve që të trajtojnë me konsideratë të lartë këtë kërkesë dhe të ofrojnë mundësi për ushtrim normal të aktiviteteve ekonomike përgjatë kësaj periudhe”, thuhet në reagimin e rrjetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova