LAJMI I FUNDIT:

Me propozim të ministres Dumoshi, Qeveria miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin

Me propozim të ministres Dumoshi, Qeveria miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin

Në mbledhjen e sotme (e hënë), Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Filharmonisë së Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, vendim ky i marrë pas propozimit të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ministrja tha se ky projektligj është i rëndësishëm sepse rregullon të gjitha aspektet e rëndësishme të tre institucioneve me peshë për kulturën por edhe shtetin e Kosovës, siç është rregullimi i organizimit të veprimtarisë dhe funksionimit të Filharmonisë së Kosovës, Operës së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilat ushtrojnë veprimtari kulturo-artistike me interes të veçantë për vendin.


Po ashtu, ligji krijon bazën e themelimit të institucionit Opera e Kosovës, e cila me shpresë në një të ardhme jo të largët do t’i bashkohet listës së institucioneve kulturore.

“Projektligji ka hyrë në plotësim ndryshim për shkak të preambulës me logon e UNMIK-ut, por edhe për të evituar pengesat që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punëve të institucioneve, dhe gjatë hartimit është konsideruar se duhet të jetë Ligj i ri”.

“Ky projektligj i ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme të shqyrtimit, konsultimit me institucionet relevante dhe diskutimet publike me grupet e interesit dhe ka marrë aprovimin e të gjitha instancave relevante edhe përkundër vështirësive për shkak të përballjes me pandeminë Covid 19”, ka thënë Dumoshi.

Marrë parasysh që Projektligji për Filharmoninë e Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës është akt me rëndësi për institucionet kulturore që u dedikohet, ju ftoj që ta votoni atë – tha ministrja Dumoshi në ekspozenë e saj para ministrave.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori