LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton Strategjinë kundër korrupsionit për dy vitet e ardhshme

Qeveria e Kosovës miraton Strategjinë kundër korrupsionit për dy vitet e ardhshme

Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë kundër korrupsionit për periudhën kohore 2021-2023.

Zëvendëskryeministri  i Kosovës, Besnik Tahiri njoftoi se me këtë strategji do të bëhet shumë për luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht për nepotizmin.

“Kemi miratuar strategjinë kundër korrupsionit 2021-2023. Janë disa masa që do të forcojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Shumë institucione publike kanë probleme serioze të cilat duhet të shtyhen përpara. Ku ka qenë një obligim që do të shkoj në komisionin parlamentar dhe pastaj në Kuvend. Shumë organizata duhet të marrin veprime konkrete që t’i dalim ballë korrupsionit, një problem që na ka përcjellur hap pas hapi”, tha Tahiri gjatë konferencës. /Telegrafi/