LAJMI I FUNDIT:

Pandemia në Evropë – këto janë rregullat për festa, në disa vende

Pandemia në Evropë – këto janë rregullat për festa, në disa vende

Në Britaninë e Madhe zbutja e planifikuar e rregullave të coronavirusit për të lejuar familjet që të takohen gjatë periudhës së Krishtlindjes është rrëzuar tashmë për pjesë të mëdha të Anglisë juglindore duke prekur afro 18 milionë njerëz, ndërsa për pjesën tjetër të Anglisë, Skocinë dhe Uellsin, rregulli është në fuqi vetëm për ditën e krishtlindjes.

Italia ka urdhëruar një izolim kombëtar në periudhën e krishtlindjes dhe vitit të ri. Vendi do të jetë nën kufizimet e zonës së kuqe gjatë festave me dyqanet jo të domosdoshëm, restorantet dhe baret e mbyllura dhe italianët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye të caktuara.

Holanda dhe gjermania kanë kthyer izolimet deri në janar. Në gjermani, për krishtlindje do të ketë një zbutje, me dy familje që mund të takohen.


Austria do të hyjë në izolimin e saj të tretë pas krishtlindjes. Nga 26 dhjetor, dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen dhe lëvizja jashtë shtëpisë do të kufizohet.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron është në gjendje stabile pasi rezultoi pozitiv për coronavirusin. Ai manifeston ende simptoma si kollë dhe lodhje, por kjo nuk po e mban larg punës – thonë burime nga Elize.

Kryeministri sllovak, Igor Matovic, që mori pjesë në një samit të BE me macron, javën e shkuar, tha se ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin të premten.

Disa liderë të tjerë evropianë që ishin të pranishëm në samit, po ashtu u vunë në vetëizolim. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori