LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi: A depërtojnë grimca gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut?

Coronavirusi: A depërtojnë grimca gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut?

Tek disa njerëz, testet e coronavirusit tregojnë rezultat pozitiv, megjithëse infektimi ka muaj që ka kaluar. Studiuesit besojnë se kanë gjetur një përgjigje për këtë.

Një shpjegim i mundur për shfaqjen e virusit në testet PCR edhe pasi infektimi me coronavirus ka kohë që ka kaluar vjen nga studiuesit amerikanë.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, në një studim të fundit grimca të imta të ADN-së së virusit në raste mjaft të rralla mund të zënë vend në ADN-në e njeriut.


Si rezultat, testi vazhdon të tregojë infektim, megjithëse viruset prej kohësh janë larguar nga trupi, raportojnë studiuesit.

Rezultatet e studimit të publikuar paraprakisht ende presin vlerësimin e pavarur të studiuesve të tjerë.

Viruse të plotë, që mund të shkaktojnë një sëmundje të re apo që mund të infektojnë njerëz të tjerë, nuk mund të krijohen më si pasojë e kalimit në ADN, shkruajnë studiuesit.

Studiuesit që nuk shohin kalim të ARN-së në ADN

Për mjaft shkencëtarë, studimi paraqet shumë interes nga ana shkencore – ata i vlerësojnë proceset e paraqitura si të besueshme, por nuk shohin ndonjë rëndësi të veçantë biologjike të proceseve të paraqitura.

Joachim Denner, një studiues në Institutin Robert Koch në Berlin shprehet se “do të jetë megjithatë tërësisht e përjashtuar, që vaksina e ARN-së të transformohet e integrohet në ADN”.

Në kuadër të vaksinimit të pritshëm kundër coronavirusit është shprehur herë pas here një shqetësim i tillë.

Studiuesit thonë, shkruan DPA, se integrimi i ADN-së së virusit në ADN-në njerëzore për shkaqe biologjike është i pamundur, sepse informacionet gjenetike janë të formave të ndryshme: tek virusi ato kanë formën e ARN-së, tek njeriu të ADN-së.

Për shkak se molekulat kanë përbërje kimike të ndryshme, ato nuk mund të shkrihen me njëra-tjetrën.

“Integrimi i ARN-së në ADN nuk është i mundur për shkak të strukturës kimike”, ka shkruar edhe Instituti Paul-Ehrlich.

Paska shndërrim të ARN-së në ADN?

Por puna e studiuesve rreth Rudolf Jaenisch nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit në Cambridge tregon se me gjasë, në kushte mjaft ekstreme kjo është e mundur, dhe në raste shumë të veçanta ndodh edhe pas një infektimi të natyrshëm.

Nga njëra anë, studiuesit gjetën në të dhënat e ADN-së të qelizave të njerëzve të infektuar, grimca të substancës gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut.

Nga ana tjetër ata provuan në eksperimente të kultivimit të qelizave, se qelizat në raste të rralla mund ta marrin ADN-në e virusit, nëse aktivizohen pjesëza të caktuara të ADN-së njerëzore.

Kjo mund të ndodhë pas një infektimi për shembull.

Përmes këtij aktivizimi ARN-ja e virusit shndërrohet në ADN dhe mund të ndërfutet në substancën gjenetike të njeriut.

“Nëse në diskutimin publik aktual do të vazhdojë të thuhet, se ARN-ja virale si ajo e virusit Sars-CoV-2 parimisht nuk kalon në genomin e ADN-së njerëzore, atëherë është vërtet e gabuar. Këtë e tregon studimi aktual”, tha Oliver Weichenrieder nga Instituti Max-Planck për Biologjinë e Zhvillimit në Tübingen.

Shndërrimi, shenjë e mekanizmit mbrojtës të trupit

ARN-ja e transformuar dhe e futur në ADN mundet që më vonë të rikthehet sërish në ARN.

Por “një ARN e tillë nuk është më infektuese dhe nuk mund të prodhojë më viruse”.

Virologu David Baltomore nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni është shprehur, se për shkak se nuk krijohen më viruse të reja me gjasë “instalimi” i ADN-së së virusit biologjikisht është një udhë njëkalimshe.

Nuk dihet, nëse tek njeriu qelizat që e kanë marrë virusin qëndrojnë gjatë apo vdesin.

“Ky punim le një sërë pyetjesh të hapura”.

Nga pikëpamje evolucionuese “instalimi” i ARN-së së virusit është e mundur të jetë një mekanizëm mbrojtës i trupit, shkruajnë shkencëtarët amerikanë.

Sistemi imunitar mund të reagojë ndaj substancës gjenetike të huaj dhe bëjë gati “armët” e tij mbrojtëse, që janë pastaj të gatshme në një rast infektimi me virus. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Kalo në kategori