Shoqata e Bankave të Kosovës iu ka bërë thirrje të gjithë përfituesve që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit të Kursimeve Pensionale që pas njoftimit për transferimin e mjeteve në llogaritë e tyre të shfrytëzojnë instrumentet elektronike si e-banking dhe kartelat bankare për të kryer blerje.
Kjo për shkak të mos krijimit të tollovisë për arsye të situatës së vështirë me pandeminë.
“Megjithatë, për rastet kur është e domosdoshme tërheqja fizike e parave të gatshme lusim qytetarët që të përdorin rrjetin e bankomatëve të bankave, i cili është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të jetë në dispozicion me kapacitetet të plota. Në këtë formë do të shmangen pritje në radhë të gjata brenda degëve të bankave duke parandaluar shpërndarjen e COVID-19 dhe pritjeve të panevojshme në radhë”, thuhet në njoftimin e SHBK-së.
Njoftimi i plotë:
“Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave të qytetarëve për tërheqje të 10% të mjeteve nga Trusti, si dhe situatën e pandemisë në vend, Shoqata e Bankave të Kosovës iu bën thirrje të gjithë përfituesve që kanë aplikuar për të tërhequr 10% të mjeteve nga Trusti, që pas njoftimit për transferimin e mjeteve në xhirollogaritë e tyre të shfrytëzojnë sa më shumë instrumentet elektronike si shërbimi ‘e-banking’ dhe kartelat bankare për të kryer blerje dhe pagesa. Pagesat përmes instrumenteve elektronike janë më të lira, më efikase dhe më të sigurta për qytetarët.
Megjithatë, për rastet kur është e domosdoshme tërheqja fizike e parave të gatshme lusim qytetarët që të përdorin rrjetin e bankomatëve të bankave, i cili është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të jetë në dispozicion me kapacitetet të plota. Në këtë formë do të shmangen pritje në radhë të gjata brenda degëve të bankave duke parandaluar shpërndarjen e COVID-19 dhe pritjeve të panevojshme në radhë.
Sektori bankar gjatë gjithë kësaj kohe do të vazhdojë të ofrojë të gjitha shërbimet financiare me kapacitet të plotë për të gjithë klientët bankar duke ofruar shërbimet në mënyrë sa më të lehtë, të shpejtë dhe të sigurte”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bankave të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe