LAJMI I FUNDIT:

Borë në Prishtinë

Borë në Prishtinë

Prishtina sot ka gdhirë e mbuluar me një shtresë të hollë bore, që ka rënë gjatë natës.

Ndonëse meteorologët kanë parashikuar që këtë fundjavë mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me mjegull ose vranësira të ulëta, sot ka pasur reshje të dobëta bore në disa pjesë të vendit tonë.

Sipas Prishtina Weather fusha ciklonike ditën e diel depërtojnë mbi Mesdhe nga Afrika veriore, që mund të sjellin kushte për të reshura shiu edhe përgjatë bregdetit shqiptar ditën e hënë.


Këto kushte mund edhe të zhbllokojnë këtë situatë meteorologjike mbi vendin tonë, kur gjatë ditës mund të ketë edhe intervale me diell, mirëpo orëve të mëngjesit mbesin kushte për mjegull.

Në pjesën e dytë të javës priten mundësi edhe për të reshura shiu, e sipas disa modeleve mund të priten edhe reshje bore në fundjavën e ardhshme.

Ndotësit ajror do të mbeten të rritur edhe ditëve në vijim, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, mirëpo gjatë ditës mund të zbres edhe në vlera mesatare. /Telegrafi/