LAJMI I FUNDIT:

Dy persona të armatosur plaçkitin filialin e ‘Western Union’ në Prishtinë

Dy persona të armatosur plaçkitin filialin e ‘Western Union’ në Prishtinë
Foto: Arkiv

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Ai ka thënë se nga informacionet e para bëhet fjalë për dy të dyshuar që kanë marrë arkën e filialit me një vlerë të caktuar të parave.

Sipas tij, grabitja ka ndodhur  rreth orës 18:30.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash”, tha Borovci.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic
Lexo po ashtu Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic

Po ashtu, mëngjesin e së premtes një grabitje ka ndodhur në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bën të ditur për Telegrafin se rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen “Veterniku” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori