LAJMI I FUNDIT:

Handikos në Gjilan shpërndan tableta për fëmijët me aftësi të kufizuara

Handikos në Gjilan shpërndan tableta për fëmijët me aftësi të kufizuara

Organizata për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara Handikos në Gjilan, ka shpërndarë sot gjashtë tableta për nxënësit, duke iu ofruar mundësi komunikimi online në kohë pandemie.

Fatmir Shrudhani, menaxher i Handikos, ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe UNICEF për mbështetjen e madhe të ofruar.


“Sot po i shpërndajmë gjashtë tableta për fëmijët me çanta shkollore, të mbushura me material shkollorë. Në Gjilan janë përfshirë në arsim 142 fëmijë me aftësi të kufizuara, prej të cilëve fal mbështetjes së Komunës e UNICEF, janë pajisur me tableta 63 nxënës. Këto pajisje kanë krijuar një mundësi të mirë për komunikim në këtë situatë pandemie”, tha Shurdhani.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe nënkryetari për komunitete i Gjilanit, Kadir Hysein, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, të cilët janë shprehur se solidariteti me këta persona do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për t’ua lehtësuar shkollimin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori