Janë të shumtë ata pacientë që nuk mund të trajtohen në Kosovë dhe kërkojnë ndihmë për trajtim jashtë vendit, Fondi për Sigurime Shëndetësore thotë se buxheti tashmë është shpenzuar por që sipas tyre janë përkrahur qindra pacientë. Ndërsa familja Kolusha nga fshati Llutogllavë e Pejës thonë të jenë në hall të madh me sëmundjen e familjares së tyre që nuk ka trajtim në Kosovë.
Që nga muaji korrik i këtij viti Ujkije Kolusha 49 vjeçare, nëna e Dafina Kolushës nga fshati Lutogllavë në komunën e Pejës ka filluar të ketë probleme shëndetësore.
“Ka humb shumë gjak. Ka marrë doza gjaku në Pejë e pastaj edhe në Prishtinë. Ka pasur shumë lodhje, u zbehke shumë. Kur e bëmë biopsinë në Prishtinë nuk gjeten asgjë, pastaj e dërguam në Maqedoni atje e bënë prapë biopsi dhe e zbuluan se ka problem me palcën kockore. Merrte gjak dhe deri vonë kemi vazhdua me analiza dhe na kanë thënë se nuk e ka leukemi akute. Por një ditë mami u lodh shumë dhe e dërguam prapë në Pejë, Peja e dërgoi në Prishtinë, prapë bëmë analiza dhe u vërtetua se mami e kishte leukeminë akute”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dafina Kolusha.
Dafina thotë se shuma për trajtimin e nënës së saj është 150 mije euro dhe është e papërballueshme, teksa 30 mijë euro janë ndihmuar nga Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Pas kërkesave të shumta, ky Fond thotë se i gjithë buxheti prej 8 milionë eurove, tashmë është shpenzuar.
“Fondi vjetor apo buxheti historik i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike është ndarë 6 milion euro, me rishikim të buxhetit janë nda edhe 2 milion ndërsa deri më tani është shpenzuar i gjithë buxheti i dedikuar për trajtime jashtë institucioneve shëndetësore publike”, thuhet në përgjigjen e Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Familja Kolusha në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e trajtimit të familjares së tyre, bëjnë apel te qytetarët që t’i ndihmojnë ata. Për shkak të pamundësisë për trajtim shumë qytetarë të Kosovës kërkojnë trajtim jashtë vendit. Vetëm gjatë vitit 2020 në FSSH kanë aplikuar 926 pacientë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak