LAJMI I FUNDIT:

Mustafa i përgjigjet me ironi Osmanit: Të lumtë ne për u.d., e presidentes

Mustafa i përgjigjet me ironi Osmanit: Të lumtë ne për u.d., e presidentes

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka folur sot rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në Tiranë, Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se kreu i LDK-së nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Osmani: Nuk besoj që Isa Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje
Lexo po ashtu Osmani: Nuk besoj që Isa Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje

Ajo ka thënë se për fajin e tij u krijuan sfida në institucionet e vendit, me të cilat tashmë po i duhet të ballafaqohet.


Lidhur me këtë, në një përgjigje për klankosova, Mustafa komentoi deklaratat e Osmanit e cila gjendet për një vizitë treditore në Tiranë.

“Të lumtë ne për ushtrues detyrën e Presidentes! hhahaha”, është shprehur Mustafa.

Osmani në konferencë u shpreh për mbajtjen së më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, duke aluduar se kjo do të jetë pozitive edhe për iniciativën e saj politike, themelimin e së cilës e kishte paralajmëruar më herët, pas largimit nga LDK për shkak të qëndrimeve të kundërta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori