LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen bashkë vetëm për fëmijët e tyre, pas lajmeve se jetojnë të ndarë

Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen bashkë vetëm për fëmijët e tyre, pas lajmeve se jetojnë të ndarë
Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian dhe Kanye West janë të martuar që gjashtë vite, por tani çifti i famshëm raportohet se kanë disa probleme në marrëdhënien e tyre.

Një burim i afërt me yllin televiziv ka thënë për E!News se dyshja janë ‘duke realizuar gjërat e tyre’ dhe se janë ‘përqendruar në ato që janë të rëndësishme për ta’.

“Ata kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit”, shtoi burimi. “Kim po bën gjërat e saj dhe Kanye po realizon po ashtu gjërat e tij. Ajo nuk e kontrollon atë apo shqetësohet për të”.


Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Reperi, 43 vjeçar, dhe themeluesja e “Skims”, 40 vjeçe, janë të përkushtuar, megjithatë tek katër fëmijët e tyre. Ata janë prindër të North West, shtatë vjeçe, Saint West, pesë vjeç, Chicago West, dy vjeçe dhe Pslam West, 19 muajsh.

Kim Kardashian dhe Kanye West jetojnë të ndarë?
Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West jetojnë të ndarë?

“Ata janë ende një familje dhe bashkohen më shumë për fëmijët”, vazhdoi më tej burimi.

Familja Kardashian-West kanë në plan të festojnë Krishtlindjet, por nuk do jetë si vitet e kaluara për shkak të pandemisë.

Familja Kardashian (Foto: Getty Images)

Khloe Kardashian zbuloi në Twitter se festa e tyre e Krishtlindjeve nuk do jetë njësoj, derisa rastet me COVID-19 janë çdo ditë e në rritje në Kaliforni.

“Rastet me COVID-19 këtë kohë janë jashtë kontrollit në Kaliforni. Kështu që ne vendosëm të mos bëjmë një festë”, shkroi ajo në Twitter. “Kjo është hera e parë që ne nuk festojmë që nga viti 1978”.

Kardashian dhe West ndërkohë kanë pasur një vit jo edhe aq të mirë, ndonëse deklaruan se nuk do të ndahen. /Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4

Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më

Magazina
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

Magazina
”Pejanët dhondurët i presin shumë mirë”, Xuxi zbulon se familja e nusës e ndihmuan të bëhej me shtëpi

”Pejanët dhondurët i presin shumë mirë”, Xuxi zbulon se familja e nusës e ndihmuan të bëhej me shtëpi

Magazina
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

Magazina
Kalo në kategori