LAJMI I FUNDIT:

Kazinotë nuk do të punojnë gjatë natës së vitit të ri në Maqedoni

Kazinotë nuk do të punojnë gjatë natës së vitit të ri në Maqedoni
3D closeup of casino table with roulette and chips

Kazinotë nuk do të mund të organizojnë aheng gjatë natës së vitit të ri, ndërsa objektet do të jenë të hapura deri në ora 22:00.

“Në objektet tona po zbatohen të gjitha protokollet për mbrojtje nga përhapja e coronavirusit dhe pamundësohet grupimi”, thonë nga APIS.


Ata shtojnë se kanë dhuruar shtretër dhe materiale mjekësor në vlerë prej 200 mijë eurove dhe gjatë krizës të gjithë punonjësit nuk janë larguar nga puna edhe pse kazinotë nuk punuan për 100 ditë pa të hyra.

“Të gjithë anëtarët APIS do të sillen sipas masave më të reja parandaluese të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe të miratuara nga Qeveria e RMV-së. Festa për vitin e ri në hapësirat tona nuk do të ketë. Gjithashtu ju njoftojmë se klubet tona do të jenë të mbyllura nga 31.12.2020 në ora 22:00 deri në 01.01.2021 në ora 10:00”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori